GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin Lek Vuksanit

15:59 - 25/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin Lek Vuksanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lekë Vuksanin, i cili më 2 maj të vitit 2023 vrau me armë zjarri në Shkodër kushëririn e tij Petrit Vuksani.

Shkalla e Parë në Shkodër vendosi dënimin e tij me 21 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar dënimi iu u le në 14 vite burg, për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës.

Ndërkohë, pas dërgimit të çështjes në apel nga i pandehuri, ditën e djeshme u mor vendimi që Lek Vuksanin ti ulet dënimi i përgjithshëm në 19 vite burg për të dy veprat penale dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 vite burg.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 24.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtar z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për sa i përket kualifikimit ligjor dhe masës së dënimit të caktuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Ndryshimin e vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për pjesën tjetër si më poshtë: Deklarimin fajtor të të pandehurit L. V për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit L. V me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.’, thuhet në vendimin e Apelit të Përgjithshëm”, njofton gjykata.

Vrasja ndodhi mesditën e 2 majit 2023 rreth orës 12:15 në lagjen ‘Skëndërbeg’ të Shkodrës, pas një konflikti për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte. Kjo dyshohet ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia.

Etiketa: ApeliLekë VuksaniPetrit Vuksani

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Humb jetën bariu në Himarë, detajet e para

I zhdukur prej katër ditësh, çobani gjendet i pajetë në mal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com