GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj largoi drejtorët e aferave të dyshimta

16:11 - 25/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj largoi drejtorët e aferave të dyshimta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa përpara bashkisë së Tiranës po mbahej protesta e radhës e opozitës dhe shoqërisë civile, situata brenda godinës që drejtohet nga Erion Veliaj këtë të premte nuk ka qenë aspak e qetë. Dhe shkak nuk ka qenë protesta që kohët e fundit nuk ka qenë e dhunshme, por një vendim i vetë Veliajt për të larguar pothuajse të gjithë drejtorët e institucioneve që ka në varësi.

Vala e shkarkimeve ka prekur një sërë emrash që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në bashki, por pothuajse të gjithë kanë qenë të përfolur në afera korruptive.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi. Kjo drejtori mbahej nga Elton Kacidhja që është nën hetim nga SPAK. Emri i tij del në dosjen e 5D si lidhje e ngushtë e dy ish-drejtorëve Redi Molla dhe Mariglen Qato. Kacidhja u pyet për më shumë se 3 orë në SPAK pasi ai del në komunikimet e aplikacionit “Whatsapp” me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronari në letra i kompanisë “5D Konstruksion”.

(Kacidhja duke hyrë SPAK)

Komunikimet mes tyre kanë zgjatur 3 vite, nga 2020 deri në 2023. “…Vazhdimisht ato lënë takime me njëri-tjetrin në zyrë apo edhe jashtë saj…” – thuhej në dosjen e SPAK.

Në krye të Policisë Bashkiake është emëruar Toni Beni në vend të Ermal Kapllanaj. Edhe ky ka qenë i përfolur si pjesë e skemës 5D. Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi e ka akuzuar publikisht se edhe ai kishte ndërtuar një skemë të ngjashme me “5D”. Këlliçi tha se Kapllanaj, i cili ndërmori aksion për të larguar shitësit ambulantë duke u sekuestruar atyre produktet, ka krijuar një firmë në emër të vjehrrit të tij, që i jepte ambientet me qira brenda lagjeve për shitësit.

Thellohet skandali i aferës korruptive '5D' me drejtorin e Policisë së Veliajt, Ermal Kapllanaj - Publik Media

Por më pas sipas Këllicit, bashkëshortja e Ermal Kapllanajt krijoi një kompani të quajtur “Freshmarket” e cila xhironte deri në 600 mijë euro në vit. Ortakë në këtë biznes janë babai i Ferdinand Marës, shok i Kapllanajt në polici dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj. Ky i fundit është angazhuar edhe në fushatë elektorale sipas disa mesazheve të publikuara në media. Në kundërshtim me ligjin ai urdhëronte punonjësit të bënin fushatë për PS.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, një vend që deri tani mbahej nga Erindi Bejko. Edhe ky i përfolur dhe i akuzuar nga Partia Demokratike. Sipas një denoncimi të bërë në prill të këtij viti, Bejko rezulton aksioner në një call center me 33.33% të aksioneve së bashku me Xhulian Xhafën.

Para zgjedhjeve, PS ndryshime në njësinë 6, pas ikjes së Koçit e merr drejtimin Erind Bejko - Shqiptarja.com

Ky call center që kishte zhvatur 7 milionë euro të qytetarëve gjermanë sipas një hetimi të kryer nga autoritetet e këtij vendi. Xhafa u akuzua për “Mashtrim kompjuterik” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe SPAK kërkoi dënimin me 8 vjet e 6 muaj. SPAK i ka sekuestruar 20 milionë lekë që ishin në emër të Xhulian Xhafës ndërsa për Bejkon nuk pati asnjë akuzë.

Drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Ky vend mbahej nga Arli Naska, një nga drejtorët më jetëgjatë të Veliajt në bashkinë e Tiranës. Ai ka mbajtur edhe postin e drejtorit të tatim-taksave dhe ra në sy pak kohë më parë kur deklaroi një pasuri mbi 1 milion euro.

Amnistia, Bashkia fal 24 milionë USD detyrime, bizneset që përfitojnë | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme

Edhe gjatë mbajtjes së kësaj detyre ai u vu në shënjestër të një sërë shkrimesh në media për ndëshkime të padrejta të bizneseve. Në qershor ai gjobiti me 200 mijë lekë aktivisten Adriana Kalaja pasi gjatë një proteste e akuzoi se dëmtoi fasadën e bashkisë.

Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi dukë zënë vendin e Erinda Finos. Edhe për këtë nuk kanë munguar akuzat për abuzime. Në kulmin e aferës “5D” në media u raportua se agjentë të BKH i kishin sekuestruar telefonin. Edhe kjo ka qenë shpesh e akuzuar në media për disa procedura tenderishën në krye të “Tirana parking”.

Dhunohet në zyrë drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Erinda Fino

Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani që më parë drejtohej nga Rudina Hoxha, e vetmja për të cilën nuk ka pasur ndonjë akuzë. Të paktën deri tani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari. Për drejtuesen e mëparshme të “Qytetit Studenti ka pasur një denoncim nga të rinjtë për pagesa të shtuara gjatë qëndrimit në këtë rezidencë.

Drejtorët e bashkisë së Tiranës janë përfolur shpesh për abuzime me paratë publike. Më skandalozja ka qenë ajo që njihet se “Skema 5D” që kishte në qendër një kompani të ngritur nga disa drejtorë të këtij institucioni që merrnin për vetë tenderat e bashkisë. Në burg janë për këtë aferë ish-drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe ndërsa 6 zyrtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

/LAPSI.al/

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Superioria/ Bylis 4 gola Teutës, Egnatia dhe Dinamo ndahen në barazim

Superioria/ Bylis 4 gola Teutës, Egnatia dhe Dinamo ndahen në barazim

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com