GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Partizani barazon 2-2 në Shkodër në frymën e fundit dhe mban kreun, Tirana lëshon pikët me Laçin

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani barazon 2-2 në Shkodër në frymën e fundit dhe mban kreun, Tirana lëshon pikët me Laçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo javë e Superligës u mbyll në 19:30 në “Loro Boriçi” ku vendasit e Vllaznisë barazuan 2-2 ndaj Partizanit. “Demat” vijojnë të jenë në krye të renditjes.

Në “Loro Boriçi” mes katër golave dhe spektaklit Vllaznia dhe Partizani barazuan 2-2. Mba zhbllokoi sfidën për “Demat” pas 15 minutave lojë, para se Stojanovic dhe Mala të përmbysnin ndeshjen për shkodranët. Fundi i sfidës ishte dramatik për vendasit që e pësuan sërish nga Mba. Dy barazime radhazi në udhëtim për Partizanin që e mbajnë sërish në krye të renditjes me 17 pikë.

Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Skënderbeut. Edhe pse korçarët për 47 minuta luajtën me një lojtar më pak, “Tigrat” nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga fusha e tyre. Gjithçka u zhbllokua nga Ermir Rashica që pasi dribloi dy mbrojtës kaloi Skënderbeun në avantazh gjatë minutës së 29-të. Më pas Prenci në të 43 minutë la korçarët me një lojtar më pak. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e barazimit me Ze Gomes, ndërsa në fraksionin e dytë VAR anuloi një gol për AF Elbasanin. Kështu, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, me AF Elbasanin që e ka barazimin e tretë radhazi

Në stadiumin e Korçës, skuadrat e Tiranës dhe Laçit barazuan 1-1. Jarmouni ishte “engjëll dhe djall”, pasi në të 42 minutë kaloi Tiranën në epërsi dhe në fundin e sfidës shënoi në portën e tij për të bërë që Tirana të vuajë me vetëm një fitore këtë sezon.

Superliga shqiptare e futbollit, java 10-të:

E premte, 25 tetor 2024 – 14:00

Bylis 4-0 Teuta

Egnatia 1-1 Dinamo

E shtunë, 26 tetor 2024

17:00 AF Elbasani 1-1 Skënderbeu

17:00 Tirana 1-1 Laçi (zhvilluar në Korçë)

19:30 Vllaznia 2-2 Partizani.

 

gijotina.com/

Etiketa: Partizanisuperiore

Lajme të lidhura

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Para
Pagë nën minimalen, punonjësit e Postës Shqiptare paralajmërojnë grevë

Pagë nën minimalen, punonjësit e Postës Shqiptare paralajmërojnë grevë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26

Egnatia është gati dhe e “karikuar” për të befasuar Aarhus në transfertën daneze, Conference League. Kampionët e Superiores, përmes postimit...

Lexo më shumë
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com