GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Takimi PE- Shqipëri/ Mandati i Olta Xhaçkës dhe komisioni “Xhafaj”, ja dy çështjet që PD i do në rezolutë

19:35 - 28/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Takimi PE- Shqipëri/ Mandati i Olta Xhaçkës dhe komisioni “Xhafaj”, ja dy çështjet që PD i do në rezolutë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Do të mbahet më 29-30 tetor në Tiranë takimi i 18-të i Stabilizim Asocimit mes Parlamentit shqiptar dhe atij evropian. Ditën e nesërme në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Propozimet e Partisë Demokratike për rezolutën 

Zbardhen propozimet e  Partisë Demokratike, për rezolutën e Komitetit  të përbashkët me Parlamentin Europian.

opozita në propozimet e saj është ndalur fort tek respektimi i shtetit ligjor dhe mospërdorimit politik të drejtësisë.

Mosrespektimi i Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës duke ju referuar rastit “Xhaçka” por edhe ligjeve të tjera të rrëzuara nga kushtetuesja por që shumica parlamentare nuk reflekton ndryshimet, është një tjetër çështje e përfshirë në propozimet e deputetëve të PD. Sipas demokratëve, “këto qëndrime të socialistëve dëmtojnë rëndë  parimet kushtetuese dhe demokratike, të balancës mes pushteteve”.

Opozita ngre shqetësim edhe për “lidhjen mes politikës dhe krimit të organizuar, që përdoret si mekanizëm në zgjedhje, siç treguan edhe përgjimet e fundit të SKY/ECC për listën e Durrësit, si dhe mungesën e vullnetit politik për miratimin e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR, siç parashikohet në planin e negociatave”.

Deputetët opozitarë i bëjnë thirrje mazhorancës që të adresojë me prioritet çështje kritike si keqpërdorimi i buxhetit të shtetit për të favorizuar partinë në pushtet, shfrytëzimi i resurseve shtetërore për të cenuar zgjedhjen e lirë të votuesve dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve përmes sistemit të patronazhit gjatë zgjedhjeve. “Këto praktika, thuhet në rezolutë, dëmtojnë besimin e publikut dhe minojnë integritetin e procesit demokratik në Shqipëri”.

Në rezolutë, opozita shpreh shqetësim të thellë edhe për Komisionin Parlamentar të Posaçëm për “Fuqizimin e Reformave për Qeverisje të Mirë, Sundim të Ligjit dhe Antikorrupsion për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, i cili sipas saj, “u krijua në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të gjerë politik”.

Sipas opozitës “integrimi nuk mund të jetë proces përjashtues, por një proces gjithpërfshirës ku opozita duhet të ketë një rol themelor”. E ky moment theksojnë ata, “nuk mund të përdoret për përfitime personale të zyrtarëve të mazhorancës”.

Po ashtu, opozita dënon kalimin e ligjeve nga qeveria që cenojnë mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit, duke paralajmëruar për dëme të pariparueshme në ekosisteme të rëndësishme dhe monumente historike. Sipas saj, veprime të tilla rrezikojnë qëndrueshmërinë mjedisore dhe trashëgiminë kulturore për gjeneratat e ardhshme.

Në përfundim, PD bën thirrje për një dialog të mirëfilltë politik që të nxisë stabilitet dhe progres, duke kërkuar nga të gjitha palët politike që “të shmangin përdorimin e mekanizmave shtetërorë për qëllime politike dhe të respektojnë plotësisht rolin e opozitës dhe të deputetëve të saj”.

Axhenda e takimeve, pjesë e delegacionit edhe Fredi Beleri

Europarlamentarët, pasi të bisedojnë me shefin e qeverisë, do të takohen veç e veç me të gjithë grupet parlamentare.

Më pas, të dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve deri pasdite.

Demokratët do të marrin pjesë në të gjithë këtë axhendë, përmes 7 deputetëve të tyre: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.

Sic thuhet në një udhëzim partiak, pjesëmarrja e tyre do të jetë me porosi të kryetarit Sali Berisha, por urdhërohen që menjëherë pas përfundimit të tryezës për integrimin, do t’i bashkohen protestës së demokratëve në Segmentin “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”.

Në delegacion janë edhe dy shqiptarë, që në fakt përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri si eurodeputet grek.

Pasi të marrin instruksione dhe informacione nga ambasadori i BE-së në Tiranë, delegacioni do të takohet në Kuvendin e Shqipërisë me kryeministrim Edi Rama, teksa moment pikant pritet të jetë kur përballë me Edi Ramën do të jetë Fredi Beleri.

Ndërkohë temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë :

  1. Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
  2. Liria e medias dhe zgjedhjet;
  3. Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;
  4. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

“Të nderuar kolegë,

Në datat 29-30 Tetor, do të mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, i cili do të zhvillohet në ambientet e “Maritim Plaza Hotel”.

Nesër, datë 29 tetor, në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga z. Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe z. Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Gjatë dy ditëve të takimit të dy delegacionet do të diskutojnë dhe ndajmë mendime mbi temat: 1)Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit; 2)Liria e medias dhe zgjedhjet;

3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si dhe 4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit do të transmetohet live nga RTSH, prej nga mund të marrin sinjalin edhe TV e tjera, si edhe në faqen web dhe FB të Kuvendit”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Takimi i Asociim Stabilizimit

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Rumani: mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK
Breaking Views

Aksident i rëndë në Rumani: mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK

20:50 - 27/01/26
Raporti SHKBB: Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale
Breaking Views

Raporti SHKBB: Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale

20:44 - 27/01/26
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia e gjen “shkakun” tek depozitat e pallateve
Breaking Views

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia e gjen “shkakun” tek depozitat e pallateve

20:28 - 27/01/26
Para
Skenari i protestës/ Berisha: Bllokim të rrugëve dhe mosbindje civile, beteja fillon nesër…

Skenari i protestës/ Berisha: Bllokim të rrugëve dhe mosbindje civile, beteja fillon nesër...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Rumani: mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK
Breaking Views

Aksident i rëndë në Rumani: mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK

20:50 - 27/01/26

Një aksident i rëndë rrugor në Rumani u ka marrë jetën shtatë tifozëve të klubit grek PAOK, të cilët po...

Lexo më shumë
Raporti SHKBB: Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale

Raporti SHKBB: Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale

20:44 - 27/01/26
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia e gjen “shkakun” tek depozitat e pallateve

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia e gjen “shkakun” tek depozitat e pallateve

20:28 - 27/01/26
Deputetja milionere e “Shqipëria Bëhet”, zbardhet pasuria dhe llogaritë bankare të Ana Dajkos

Deputetja milionere e “Shqipëria Bëhet”, zbardhet pasuria dhe llogaritë bankare të Ana Dajkos

19:37 - 27/01/26
Kokaina sillej me avion nga Meksika, dënohen dy shqiptarë në Liverpul

Kokaina sillej me avion nga Meksika, dënohen dy shqiptarë në Liverpul

18:35 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com