GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ra nga ballkoni apo e hodhi i dashuri? Misteri i vdekjes së 13-vjeçares shqiptare në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ra nga ballkoni apo e hodhi i dashuri? Misteri i vdekjes së 13-vjeçares shqiptare në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aurora do të festonte ditëlindjen e saj të 14-të në nëntor, por fatkeqësisht ëndrrat e saj u prenë në mes. Më 25 tetor 2024, në policinë e Bolonjës (Itali) u raportua se e mitura ishte hedhur nga ballkoni i ndërtesës ku jetonte.

Ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen e saj, por gjithë komunitetin.

13-vjeçarja shqiptare jetonte me të ëmën dhe motrën në Piacenza. Siç këto të fundit e përshkruajnë, ajo nuk kishte shfaqur kurrë asnjë shenjë depresioni, përkundrazi kishte kaq shumë plane për të ardhmen.

Ai që fillimisht u mendua si akt vetëvrasjeje, doli krejt diçka tjetër. Një 15-vjeçar, po me origjinë shqiptare, është vënë në prangat e policisë i dyshuar si autor i vrasjes.

Denoncimi i së ëmës

Po cilat ishin indiciet e policisë dhe prokurorëve që çuan në arrestimin e tij? Mamaja e viktimës kishte denoncuar në polici pak ditë më herët se vajza e saj abuzohej nga i dashuri (15-vjeçari i arrestuar). Ajo e përshkruante si obsesiv dhe xheloz, aq sa e mitura nuk i jepte dot fund marrëdhënies së tyre toksike.

Avokatja e familjes së Aurorës, Lorenca Dordoni, ka thënë për mediat se pavarësisht denoncimit të kryer ditë para ngjarjes tragjike, nuk ishte marrë asnjë masë.

“Vajza shkoi në shkollë me shoqet dhe u kthye rreth orës 20:55. Mamaja e saj ndodhej në shtëpi. Pavarësisht se nuk ka dëshmi dhe ajo nuk e ka parë të dashurin e saj gjëkundi, dyshohet se ai e ka pritur 13-vjeçaren në fund të korridorit ose te shkallët, në një cep që nuk do pikasej nga të tjerët”, ka thënë avokatja për mediat italiane.

Përpos këtij denoncimi, Prokuroria për të Miturit në Bolonja po shqyrton autopsinë e trupit të së miturës.

I dashuri adoleshent në ‘shok’, nuk ka thënë asnjë fjalë…

“Ai nuk ka folur me asnjeri që pas ngjarjes”, kështu shprehen familjarët e tij. Sipas tyre, i mituri është në gjendje dëshpërimi. Gjatë marrjes në pyetje, ai mohoi të kishte lidhje me ngjarjen duke thënë se vajza ishte hedhur vetë nga ballkoni. Ishte 15-vjeçari ai i cili kishte kërkuar ndihmë te fqinjët në momentin e parë dhe kishte telefonuar policinë.

Etiketa: Itali

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Anglia ua ngrin gëzimin zviceranëve, supergol nga Saka dhe barazim (VIDEO)

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com