GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mosbindja civile, Paloka paralajmëron qeverinë: Çfarë ndodh nëse bllokohen portet dhe aeroportet?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi kreu i grupit të PD, Paloka: Pas 3 javësh më në fund…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot opozita do të protestojë kundër qeverisë Rama, duke bllokuar disa rrugë në Tiranë dhe në 5 qytete të tjera.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për Klan News, ka thënë se bllokimi i rrugëve është një nga format e mosbindjes civile.

Paloka u shpreh se kjo formë mosbindje civile është një paralajmërim ndaj Qeverisë Rama për të reflektuar ndaj kërkesave të opozitës.

Në të kundërt, theksoi Edi Paloka, mosbindja civile do të intensifikohet duke bllokuar më shumë rrugë, porte dhe aeroporte, që sipas deputetit të PD, do të paralizojnë vendin.

“Këto protestat e para janë një lloj sinjalizmi, një lloj paralajmërimi. Sepse nëse bllokohen rrugët e vendit, porte, aeroporte për 2-3 ditë. E kuptoni se çfarë ndodh në vend? Ta bëjmë qeverinë të reagojë ndaj kërkesave tona pa shkuar në ekstreme që mund të jenë dhe të pakthyeshme. Nuk është se pres ndonjë reagim nga kjo qeveri, por këto janë format e mosbindjes civile që ne do t’i praktikojmë. Ta dinë që do bllokohet dhe aeroporti për atë periudhë. Bllokojnë kryesisht edhe gjithë pjesën që hyn e del në kryeqytet”.

Gazetarja Anjola Hamzaj i kujtoi deputetit Paloka se policia nuk e ka aprovuar bllokimin e rrugëve kombëtare pasi përbën vepër penale, por që mund të shkaktojë edhe irritim të pjesa tjetër e qytetarëve që nuk do të dalin në protestë.

“Qytetarët kanë pasur kohë boll të mërziten me bllokimet e rrugëve sepse 1 herë në ditë ja bllokon Erion Veliaj për qejfet e tij. Ku ishin këta qytetarët kur Rama i bllokoi me orë të tëra kur erdhi Erdogani? Po kur vjen Rama që bllokohen rrugët? Për këtë pjesën që mund të revoltohen bëjnë mirë të revoltohen kundër kësaj qeverie që i bën 1000 të zeza përditë”, theksoi Paloka.

Por përse qytetarët nuk ngrihen masivisht në protesta ndaj padrejtësive të qeverisë? Deputeti Paloka jep këtë përgjigje: “Një politikani nuk i takon të kritikojë popullin e vet, por për fat të keq këtu nëse nuk i ngre opozita nuk sheh reagim”.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Etiketa: Edi PalokaOpozitaproteste

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Kurti: Nga janari do rriten pagat, mësuesit dhe policët rritje deri 20 përqind

Kurti: Nga janari do rriten pagat, mësuesit dhe policët rritje deri 20 përqind

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com