Një agjent krimesh në Policinë e Shkodrës dyshohet se ishte objekt i paralajmërimit të djegies së dy automjeteve në qytetin verior gjatë natës.
Makinat e djegura në pronësi të Sabaudin Hoxhës, përdoreshin nga Ergys Lohja, agjent i krimeve në Shkodër (dhëndri i Sabaudin Hoxhës).
Grupi hetimor dyshon se djegia e mjeteve ka qenë mesazh pikërisht për Lohjan.
Gjatë orëve të natës, dy makina u dogjën në Shkodër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Djegia e dy makinave dyshohet të jetë e qëllimshme.
Discussion about this post