GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Republika ku Rama është mbi ligjin, as pyetet, as dëshmon, as hetohet

07:57 - 13/11/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Republika ku Rama është mbi ligjin, as pyetet, as dëshmon, as hetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Pse sjellja e deputetëve socialistë që refuzojnë dëshminë e Ramës, nxjerr në dritë të keqe prokurorët e SPAK

Deputetët socialistë në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi dëshmuan një qëndrësë të hekurt, për të mos lejuar marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, lidhur me PPP-të që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afro gjysëm miliardi Euro.

Ndonëse opozitarët këmbëngulën se të drejtënn për të thirrur këdo që i’u dukej e arsyeshme e kishin fituar prej Gjykatës Kushtetuese, prtetendimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Argumentat kundërshtues qenë nga më banalët deri tek më qesharakët. Dikush thoshte se koha e komisionit skadonte këtë të enjte, e për këtë arsye nuk mund të kishte dëshmi të reja, e një tjetër mbronte tezën se opozita duhet të kënaqej duke pyetur ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj – që e kishin enkas nga qelia – dhe nuk kishte të drejtë të kërkonte më tepër sesa kaq.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë për t’u çuditur. Ka kohë që Edi Rama po e trajton veten si dikush që qëndron mbi ligjin dhe e ka banalizuar aq shumë këtë koncept, sa ushtarët e tij e mbrojnë pa i’u skuqur faqja. Ai kërkohet në interpelanca në kuvend dhe i injoron ato. Ai thirret për mocion nga deputetët dhe as do ti’a dijë aspak se është i detyruar të japë llogari. Madje edhe më keq se kaq. Thjeshtë me pretendimin se s’më do qejfi, ai pengon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore, ku ai gjendet i përfshirë, si ato për udhëtimet me çarterin personal, apo ato për mbylljen e televizionit Agon Channel, për të cilin shteti shqiptar pritet të paguajë mbi 100 milionë euro dëmshpërblim.

Kjo sjellje prej derkuci më të barabartë se të tjerët brenda të njëjtës fermë, nuk përbën më problem për vetë Ramën. Ai e ka shpallur publikisht sjelljen e vet prej autokrati që i shpërfill me përbuzje rregullat demokratike. Por ajo krijon së paku dy probleme midis atyre që konsiderohen si kundërshtarë të tij, apo si pushtete të pavarura që teorikisht duhet të kontrollojnë atë.

Në radhë të parë, ajo demaskon ata opozitarë që luajnë rolin e debilëve të dobishëm, duke bërtitur lart e poshtë se beteja me kryeministrin nuk zhvillohet në rrugë, por në kuvend; se në garën me të, më shumë se protestat, kanë vlerë idetë; më shumë se flakadanët kanë rëndësi argumentat, më shumë se bojkotet janë të dobishme përballjet. Pyetja për ta është e thjeshtë: si mund të bëhesh pjesë e kësaj sfide kur njëra palë refuzon komisionet hetimore, interpelancat apo mocionet? Ç’të mirë sjell normaliteti në një gjendje anormale?

Ndërsa pyetja tjetër është për prokurorët e SPAK. A kanë ata këllqe të jenë pak më të pavarur sesa Plarent Ndreca apo Edona Bilali në komisinin e sotëm hetimor? Këta të dy të fundit, bashkë me kolegët e tjerë rilindas, ishin të vendosur në bindjen e tyre së është e pa imagjinueshme të mendohet se Edi Rama mund të japë llogari. E njëjtë është edhe sjellja e “herojve të fëmijëve tanë”. Ata e dinë se për aferën që kanë burgosur Berishën, po aq përgjegjës është edhe Rama, por pa imagjinuar të shkojnë më tej, tregojnë frikë edhe për ta pyetur për mënyrën si u kthye në truall ndërtimi një terren sportiv. Ata e kanë plasur brenda Ilir Metën, me akuzën se për të kaluar një ligj do shpërblehej me një vilë, por nuk guxojnë ti marrin dëshmi atij që e mbrojti publikisht ligjin dhe që dha dyfishin e votave të LSI-së për ta miratuar atë. Ata i kanë tundur prangat ngrënësve të kumbullave dhe mollëve, Koka e Ahmetaj, por “kanë harruar” shefin që i urdhëroi të paguanin për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Pra mes një rilindasi leshko që është palë dhe një një heroi spakist që hiqet si i pavaruar, duket sikur nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Të dy sillen sipas devizës së regjimit: “Rama qëndron mbi ligjin”. Ashtu si të parët pengojnë komisionet hetimore, dëshmitë, mocionet e interpelancat, të dytët nuk guxojnë as ta marrin në pyetje “shefin e madh”. Pikërisht për këtë skenat e neveritshme që pamë sot tek hetimori i koncesioneve në shëndetësi, nuk mund të skuqin deputetët e PS-së. Atyre tashmë i ka plasur cipa. Ato janë më tepër një njollë turpi për ata që aktrojnë rolin e të pavarurit.

Etiketa: ligjiRama

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Nëntor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët
Sport

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26

Vora dhe Flamurtari u ndalën në një barazim 0-0 në ndeshjen që hapi javën e 22-të të Superiores. Sfida nuk...

Lexo më shumë
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com