GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po transportonin 3 thasë me kanabis/ Prangosen katër, mes tyre babë e bir (Emrat)

09:26 - 15/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Po transportonin 3 thasë me kanabis/ Prangosen katër, mes tyre babë e bir (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona janë arrestuar në Tepelenë pasi u kapën duke transportuar drogë. Sipas policisë, janë sekuestruar tre thasë me kanabis me rreth 30 kilogramë.

Si rezultat janë arrestuar babë e bir Ilir dhe Franci Dura që transportonin me automjet, lëndën narkotike.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe një 27-vjeçar Mehmet Mino që monitoronte rrugën ku do kalonte automjeti me lëndë narkotike si dhe një shtetas i identifikuar si Reshat Bakia që kishte në automjet një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni, i kryer mbi bazën e inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH.

Sekuestrohen 3 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa (gjithsej 30 kilogramë), 1 armë zjarri, 3 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas (2 shtetasit që transportonin me automjet, lëndën narkotike, një shtetas që monitoronte rrugën ku do kalonte automjeti me lëndë narkotike dhe një shtetas tjetër që kishte në automjet një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike).

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, në  aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit I. D., 54 vjeç dhe F. D., 19 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bënçë, pasi në automjetin me drejtues shtetasin I. D. dhe pasagjer shtetasin F. D., në urën e Bënçës, Tepelenë, u gjetën 3 thasë me rreth 30 kilogramë cannabis sativa.

Gjithashtu, u kap shtetasi M. M., 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip “BMË”, i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar edhe shtetasin R. B., 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen.

Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: KanabisTepelene

Lajme të lidhura

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…
Aktualitet

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…

12:20 - 24/04/26
Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës

11:52 - 24/04/26
E dehur në timon, 26-vjeçarja nga Tirana merr përpara dy makina
Aktualitet

Po udhëtonte me motor, përplaset për vdekje një person në Kombinat (Emri)

11:34 - 24/04/26
Para
Bie dëbora e parë edhe në qarkun e Elbasanit, zbardhet ‘Parku i Shebenikut’

Bie dëbora e parë edhe në qarkun e Elbasanit, zbardhet ‘Parku i Shebenikut’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…
Aktualitet

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…

12:20 - 24/04/26

Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme edhe për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, për të cilin u shpreh...

Lexo më shumë
Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës

11:52 - 24/04/26
E dehur në timon, 26-vjeçarja nga Tirana merr përpara dy makina

Po udhëtonte me motor, përplaset për vdekje një person në Kombinat (Emri)

11:34 - 24/04/26
Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka me raport mjekësor. Ja kur jepet vendimi

SPAK kërkon rikthimin në burg, por Gjykata nuk po e e gjen! A është arratisur Lefter Koka?

11:17 - 24/04/26
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit

Denoncimi i PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

11:13 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com