GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros/ Si i ‘hëngri kokën’ toka e Olta Xhakës

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros/ Si i ‘hëngri kokën’ toka e Olta Xhakës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro ka kaluar për gjykim këtë të premte, pas kërkesës së bërë dy muaj më parë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Jorgo Goro kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa gjykata do të shprehet në seancën e radhës për kërkesën e tij.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Jorgo Goron për “shpërdorim detyre” kryer ne dy raste, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë Himarë.

Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë.

Goro akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste dhe refuzim për deklarim e mosdeklarim të pasurisë. Së bashku me Goron për gjykim janë dërguar Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë, Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së Vlorë, Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ndërsa Stavri Mëhilli, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’.

Hetimet

Sipas prokurorëve të posaçëm, hetimet treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mijë m2 e cila tashme ndodhet e sekuestruar me vendim te GJKKO. Paralelisht Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për ish kryebashkiakun e Himarës.

Nga hetimi penal sipas SPAK rezultoi plotësisht e provuar se ish kryebashkiaku ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, të cilin e kishte regjistruar ne emrin e një shtetasi tjetër me inicialet G.S.

Por Goro vijon të jetë në hetim edhe për një çështje tjetër që ka lidhje me pronat në bashkinë e drejtuar prej tij. Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestroi 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.

Toka nën sekuestro

Më herët, GJKKO me kërkesë të SPAK vuri në sekuestro sipërfaqen e truallit 10 mije metra katrore ku do të ndërtohej kompleksin turistik në fshatin Gjilek – Dhërmi të Himarës. Ky rast, u bë shkak edhe për vënien në diskutim të mandatit si deputete të Olta Xhaçkës.

Pak muaj pas arrestimit, Prokuroria e Posaçme rëndoi pozitën e Jorgo Goros duke kërkuar një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestroi 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës, Arqile Bollano.

Etiketa: GJKKOJorgo GoroKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
FOTO – Vrasja në Tiranë, kush është ndërtuesi që u ekzekutua

Vrasja e Eduart Reçit/ Hetimet: Si e maskoi vrasësi krismën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com