GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetja demokrate: KLGJ nuk ka bërë përpjekje reale për të ulur numrin e dosjeve në gjykata

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Territoriale, Dhurata Çupi: Njësitë vendore vuajnë mungesën e fondeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, në Komisionin e Ligjeve, teksa po bëhej prezantimi i buxhetit të vitit 2025 për KLGJ, tha se ky institucion nuk ka bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve në gjykata.

Sipas Çupit, qytetarëve u duhen shumë vite që të marrin të drejtën e tyre.

“Mendoj se nuk rezulton se gjatë 2024, të keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve në gjykatë. KLGJ, KLP, ILD janë institucione që duhet ti garantojnë qytetarit të drejtën jo vetëm për t’iu drejtuar gjykatës, por për ta marrë vendimin. Sot dëshpërimisht themi se duhen 15 vjet që qytetari të marrë të drejtën e vet. Kjo nuk mund të quhet reformë në drejtësi dhe punë e KLGJ-së. Ju kemi paralajmëruar këtu edhe për hartën gjyqësore që sot po iu dalin lakrat vendit. Sot kemi në gjykata shqyrtimin e dosjeve të vitit 2016.

Dëshpërimisht, kur unë lë datën për shqyrtimin e një dosje, pushohet dosja, sepse njoftohemi se qytetari ka vdekur. Kjo nuk ka asnjë justifikim. Ju sot sa herë vini këtu duhet të mbani llogari dhe përgjegjësi pse dosjet nuk ulen në gjykatë. Pse mijëra dosje vazhdojnë të mos shqyrtohen? Pse harta gjyqësore dështoi dhe askush nuk mban përgjegjësi? Në ato gjykata që u mbyllën, a gjenden më dosje?”, tha Çupi.

“Çfarë keni bërë në 2024 që të justifikoni milionat që keni marrë? Ata që kanë kaluar Vetting-un kanë zënë një rehati dhe nuk shqyrtojnë dosjet. Caktoni ju një program gjyqësor. Fatalitetet janë më të mëdha se shqyrtimi i dosjeve. Ju duhet të merrni masa?” – tha Çupi.

Sipas kreut të KLGJ-së, shenjat e uljes së numri të çështjeve janë, por ajo që ka qenë thelbësore kanë qenë vakancat në sistem.

“Termat e përdorur nga ana juaj, janë tuajat, por nuk më rezulton se këto fonde të mos kenë vajtur në destinacion. Kemi miratuar rritjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit nga 13, në 22. Kjo i shkon për ndihmë numrit të çështjeve që do të gjykohet.

Shenjat e uljes së numrit të çështjeve janë. Ajo që ka qenë më thelbësore është te vakancat e magjistratëve. Kemi objektiva strategjikë për uljen e çështjeve të prapambetura. Jemi në rrugën e duhur. Nuk kërkojmë financime për luks, por janë domosdoshmëri dhe nevojë”, tha Rusi.

Etiketa: Dhurata CupiKLGJ

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Këlliçi: Drejtorët  e Veliajt po firmosin nga burgu për vjedhjet në të kaluarën

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt po firmosin nga burgu për vjedhjet në të kaluarën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com