GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Telefonata me Putinin/ Zelensky kritikon ashpër kancelarin Scholz

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Telefonata me Putinin/ Zelensky kritikon ashpër kancelarin Scholz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Telefonata e tij me presidentin rus Vladimir Putin, kancelari Olaf Scholz ka shkaktuar kritika dhe zemërim në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e akuzoi kancelarin se me këtë veprim ka hapur “kutinë e Pandorës”. “Kjo është pikërisht ajo që Putini do prej kohësh. Për të është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta dobësojë izolimin ku ndodhet”, tha Zelenski.

Zelenski tha se kancelari Scholz e kishte informuar paraprakisht për telefonatën. Ministria e Jashtme në Kiev deklaroi para telefonatës se kundrejt Putinit nevojiten “veprime konkrete dhe të forta që e detyrojnë atë të bëjë paqe, dhe jo punë bindëse dhe “përpjekje për ta qetësuar”, të cilat ai i merr si shenjë dobësie dhe i përdor për avantazhin e vet.”

Zelensky: Jo më marrëveshje Minsku

Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë për “paqe të vërtetë”. Nuk do të ketë më marrëveshje Minsku, shtoi ai, duke iu referuar dy marrëveshjeve të Minskut të lidhura në vitet 2014 dhe 2015 pas përpjekjeve intensive diplomatike nga Gjermania dhe Franca. Në atë kohë Berlini dhe Parisi u përpoqën së bashku të ndërmjetësonin mes Rusisë dhe Ukrainës, por marrëveshjet e Minskut nuk çuan në frenimin e konfliktit në Ukrainën lindore. Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e marrëveshjeve.

Çfarë i tha kancelari Scholz Putinit?

Sipas burime të brendshme nga qeveria e kancelarit Scholz gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Putin kishte dënuar luftën e agresionit kundër Ukrainës, “e cila prej më shumë se 1.000 ditësh ka sjellë vdekje, vuajtje dhe shkatërrim në Ukrainë”. “Kancelari dënoi veçanërisht sulmet ajrore ruse kundër infrastrukturës civile në Ukrainë,” thanë burimet.

Po ashtu thuhet se kancelari gjerman i bëri thirrje Putinit që të tërheqë trupat ruse nga Ukraina dhe “kërkoi nga Rusia gatishmëri për negociata serioze me Ukrainën për të arritur një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

/DW/

Etiketa: PutininScholzZelensky

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Mori vendimin për të braktisur ndeshjen pas thirrjeve antishqiptare, Rrahmani: Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë

Mori vendimin për të braktisur ndeshjen pas thirrjeve antishqiptare, Rrahmani: Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Aktualitet

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, rrezikon të dënohet me 1 vit heqje lirie, pas pretencës së...

Lexo më shumë
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26
Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com