GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkojnë rritje page, punonjësit e pastrimit në Fier ngrihen në protestë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkojnë rritje page, punonjësit e pastrimit në Fier ngrihen në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 30 punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit protestuan të hënën dhe njoftuan grevë pa afat, ndërsa kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune. Ata thanë se punojnë në kushte të vështira pa mjete dhe se i mbledhin mbetjet me krahë.

“Ne protestojmë sot për ngritjen e rrogave. Kemi rënë në një pikë të gjithë, se bashkia ngriti rrogat për drejtorat dhe punonjësit e pastrimit i la në rrugë,” tha Petrit Dule, njëri nga punonjësit protestues.

Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh, por brigada e pastrimit të zonave rurale punon në kushte të vështira për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave në zonat rurale.

Dule i tha BIRN se 1/3 e rrogës i shkon për transportin, pasi banon në Frakull të Madhe. “Shteti të ndërhyjë menjëherë, pse pagën e tyre e ngritën dhe ne jo?”, pyet ai.

Zyrtarët e bashkisë së Fierit mohuan problemet dhe pretenduan se kishin bërë një rritje page prej 2 mijë lekësh në muajin korrik. Një përgjegjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, që foli në kushtet e anonimatit u ankua se protesta ishte e panjoftuar dhe la të kuptohej se grevistët do të zëvendësoheshin.

“Është e vështirë të rrisim pagat tani. Ata ndalën punën dhe ne na duhet të gjejmë punonjës të tjerë. Rritja e pagave parashikohet në buxhet, nuk bëhet menjëherë”, tha ai.

Megjithatë, punonjësit e pastrimit ankohen jo vetëm për pagat e ulëta, por edhe për shkeljen e të drejtave të tyre në punë.

“Lejet vjetore nuk na i japin. Kisha gruan sëmurë në spital dhe më takonte me ligj të merrja leje, nuk ma dhanë,” tha Enver Liçaj, punonjës i ndërmarrjes.

Kjo brigadë pastrimi iu bashkua Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë 5 vjet më parë për menaxhinin e mbetjeve në zonat rurale. Të gjithë punonjësit janë nga fshatrat e bashkisë së Fierit.

Petrit Dule thotë se ata punojnë të shtunave, por nuk paguhen shtesë për punën në ditë pushimi. “Nuk na i paguajnë të shtunat, punojmë pa lekë për qeverinë, makina është pa shkarkuese, skrep nuk ka, punojmë me krahë, përndryshe të heqin nga puna,” tha ai.

Një tjetër punëtor, Mentor Kazanxhiu, tha se ata punonin natën dhe në kushte të vështira dhe se nuk do e ndalonin grevën pa iu plotësuar kushtet.

Greva pa afat e punonjësve të pastrimit pritet të rëndojë edhe më tej situatën e mbledhjes së mbetjeve në zonat rurale të Fierit, pas një vendimi të mëparshëm për heqjen e koshave dhe detyrimin e banorëve që t’i nxjerrin dy herë në javë mbetjet.

“Unë jam në punë, nuk e arrij dot orën kur duhet të nxjerr mbetjet, kështu që jam i detyruar t’i hedh në rrugë”, tha një banor i Dërmënasit

Qeveria ka shpenzuar miliona euro për të rregulluar menaxhimin e mbetjeve në zonën e Fierit, duke ndërtuar një incenerator që nuk punon përmes asaj që njihet si afera e inceneratorëve. Këto miliona të shpenzuara nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit.

/reporter.al/

Etiketa: FierKryesore1pastrimproteste

Lajme të lidhura

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli
Aktualitet

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

19:25 - 21/07/26
“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj
Aktualitet

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

19:09 - 21/07/26
Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke
Aktualitet

Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke

18:00 - 21/07/26
Para
Me presh dhe lopatë në dorë në Kuvend, protesta e veçantë e deputetit Sula

Me presh dhe lopatë në dorë në Kuvend, protesta e veçantë e deputetit Sula

Discussion about this post

TË FUNDIT

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit
Botë

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

23:19 - 21/07/26

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi. Shkarkimi i...

Lexo më shumë
Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

23:11 - 21/07/26
Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

22:29 - 21/07/26
Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

22:14 - 21/07/26
Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

21:49 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com