Nga Basir Çollaku
Zhurma euforike e reformës në drejtësi nuk mund ta heshtë dëmin e madh të mosveprimit të saj. Ka vepra të rënda. Të cilat e thelloj ë të keqen me kosto të rëmdë e të pariparueshme.
Ja u bë SPAK. U puthën Lu-ja dhe Vlahutini. U ngritën përpjetë 140 kartona mandatesh. Festë ambasadash. Por Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë më keq do të jetë
Nëse nuk do të kishim SPAK do kishin ndodhur së paku këto ngjarje të domosdoshme. Do ishin të pandehur ose në qeli detyrimisht, këto emra të munguar.
Edi Rama
Do të ishte i pandehur për dosjen e Inceneratorëve 430 milionë euro, Charls McGonigal, Portin e Durrësit 2 miliardë euro, investimet strategjike, Tunelin e Llogarasë, rrugën e Arbërit, rrugën Kashar-Thumanë, Eko Parkun Durrës 13 milionë euro, ku janë familjarë të tij, Tenderat e AKSH 43 milionë euro, ku janë familjarë të tij e një pafundësi përfshirjesh
Belinda Balluku
Do të ishte e pandehur për tenderat bashkë me drejtorin e saj Berberin. Për Llogaranë tunelin 190 milionë eurosh me dëm së paku 50 milionë euro, tendera rrugësh, si ajo e Arbërit afro 600 milionë euro, dhe Kashar Thumanë me koncension 1 2 miliardë euro, tenderat e energjjsë qindra milionë euro, Agregatët në Vlorë mbi 100 mijë euro në ditë,
Erion Veliaj
Do të ishte i pandehur dhe arrestuar prej kohësh për inceneratorët, dosjen 5D ku dy grupe të strukturuara kriminale akuzohen në Bashki dhe kanë në krye drejtorët e tij. Për Eco Tiranën ortake me Veronën ku janë arrestuar krerë kompanish e bashkish për lidhjet me Ndranghetën, për pemët që kushtojnë një fidan 6375000 lekë një fidan. Për dosjen e ndërtimit të kullave të Ndranghetës sipas dosjes së Antimafias italiane ardhur në 2020 në SPAK ku në Itali ka të arrestuar dhe sekuestrime. Për tenderat elektoralë. Për ndërtime shkollash e kopshtesh si qoka kompanive financuese në zgjedhje. Për përqindjen e banesave sociale kthyer në para. Për lejet e kullave shumëkatëshe në Tiranë.
Taulant Balla
Do të ishte i pandehur. Për Toyota Yaris. Për lidhjet me Begon dhe punët rreth tij. Për përgjimet e zhdukura të 2016 kur u vranë Çapjat në Elbasan. Për përgjimet sipas kallzimit të oficerit Emiljano Nuhu, ku Suel Çela kërkonte mbajtjen e premtimeve se kishte paguar 3 milionë euro në fushatën e vitit 2017. Për masakrën e shkatërrimit të sistemit TIMS. Për përgjime në sky-encro ku emri përmendet pafundësisht herë
Ulsi Mania
Do ishte në hetim për investimet në Farkë. Për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në disa raste hetimesh, për burgjet ku kërcet pistoleta më fort se luga. Për përmendjet nëpër telefonat e kriptuar për histori jo fort rozë
Olta Xhaçka
Do ishte e pandehur për investimet strategjike me bashkëshortin Gaçi. Për tenderat kur ishte ministre e mbrojtjes. Për tendera konsulence për Tony Blair e të tjerë. Për marrëveshjen e detit ku katrahura rri ende mbuluar. Për bazën detare. Për dosjen 41.
Benet Beci e Armando Subashi
Beneti për tenderat ku u tolerua arresti për shkak të lidhjeve në Strukturën e Posaçme. Nëse merren zgjedhjet e 14 majit 2023 lidhjet e përgjimet ku banda e qytetit ka qenë aty. Subashi për inceneratorët dhe histori të dala rrugës të cilat struktura i ka nëpër dosje.
Ardian Çela drejtori socialist Durrës
A është në dosjen e Çyrbes dhe këtë SPAK e di e thërret por nuk e thotë publikisht. Sepse janë emra të tjerë politikë në Durrës dhe zinxhiri është i gjatë. Gjushi është sërish emër i përsëritur. Rama ka miratuar kërkesat e grupeve kriminale të këtij qarku.
Olsi Rama
Do të ishte i pandehur dhe në qeli nga viti 2014 në dosjen “Xibraka” të kokainës. Për biznesin e call centerave financia në shuma marramendëse ku emri del në investigimet e medies së huaj. Për raportin e OSBE shtator 2015 ku thuhet se Edi Rama ka 200 milionë euro pasuri të cilat qeverisen nga i vëllai në SHBA.
10 prokurorë e gjykatës të SPAK-GJKKO
Do ishin në pranga për nderet e bëra banditëve ku emrat e tyre lakohen pafundësisht në mesazhet telefonike nëpër përgjimet e gjendura në dosje.
10 gjykatës të niveleve të larta dhe KPK e KPA
Përdorues të sky-encro dhe të përfshirë në vepra të rënda kriminale. Prokurorë e gjyqtarë të çdo niveli duke përfshirë SPAK e GJKKO në masën 80 përqind për veprime nën ndikimin e KM Edi Rama
Së paku 20 oficerë të lartë policie
Do ishin të pandehur dhe në qeli për bashkëpunim të frikshëm me grupet kriminale. Pjesëmarrje në vrasje. Trafik droge pastrim parash. Bashkë në ekipe elektorale të qeverisë e partisë në.disa zgjedhje
Ilir Proda
Nuk do të ishte sot drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit por në hetim, pasi vetë struktura i sekuestroi telefonin për dyshime dekonspirimi për operacionin Çopja.
10 biznese të mëdha
Do ishin të pandevur arrestuar dhe në qeli. Pasi janë përfshirë në lidhje kriminale të trafiqve dhe pastrimit të parave. Bashkëpunime e ryshfete të mëdha pushtetit me ministra e zyrtarë të lartë.
Rradha e amnistisë është e madhe. Në një vend ku nuk do të kishte SPK, por do të kishte Krime të Rënda apo thjesht Juridiksion i Përgjithshëm emrat më sipër do ishin nëpër kafaze. Por ne kemi SPAK dhe kemi edhe këto….
All reactions:
40
Discussion about this post