GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I biri u plagos gjatë sherrit, babai i 14-vjeçarit: E goditën 4 herë, pati hemorragji të brendshme

22:37 - 18/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
I biri u plagos gjatë sherrit, babai i 14-vjeçarit: E goditën 4 herë, pati hemorragji të brendshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ati i 14-vjeçarit të plagosur ditën e sotme gjatë sherrit që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet ka treguar përjetimin e të birit dhe atë që është zbuluar deri tani nga ai.

Ai tregoi se djali i tij është tashmë në gjendje shumë të mirë dhe ka kaluar momentin e vështirë pas plagëve të marra. Sipas tij 14-vjeçari është goditur 4 herë me thikë në trup, në pjesën e parakrahut, në shpatull dhe në ije.

Po ashtu ai ka patur hemorragji të brendshme, por gjendja tashmë është e stabilizuar. “Për momentin djali është në gjendje shume të mirë, e ka kaluar pjesën e shokut dhe mori ndihmën e parë nga spitali. Tani doli edhe nga salla dhe është mirë. Ka kryer një ndërhyrje, i kanë vënë një tub që të nxjerrë gjakun nga mushkëria sepse kishte hemorragji të brendshme. Djali ka 4 goditje, një në parakrah, një në shpatull dhe dy në ije. Mjekët thanë se nuk është në rrezik për jetën”, u shpreh ai.

Sipas tij i biri kishte shkuar te shkolla “Fan Noli” pasi ishte thirrur nga viktima, i cili ishte shoku i tij i ngushtë.

Babai tregoi më tej se në momentin që djali ka arritur atje dy persona i kanë goditur me thika, 14-vjeçarin e plagosur dhe viktimën.

Ai zbuloi se sherri ka nisur ditën e premte, kur viktima dhe një ish-shok i tij, po ashtu në shkollën “Fan Noli” janë konfliktuar në oborr, ndaj edhe kishin lënë një takim ditën e sotme.

 

 

Sipas dëshmisë së tij, me viktimën dhe djalin e plagosur ishte edhe një adoleshent tjetër, i cili nuk është dëmtuar dhe po jep dëshminë e tij në komisariatin e policisë.

“Fola me djalin pak dhe më tha se shkoi te shkolla Fan Noli të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur. Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin tim dhe viktimën. Nuk e di pse janë konfliktuar. Ish-shoku i viktimës e ka goditur ditën e premte në oborrin e shkollës, kaq di deri tani. Ditën e sotme u goditën me thika. Djali më tha se ishin dy veta me thika dhe pjesa tjetër që ishin më shumë vetë janë larguar pasi panë thikat. Ata janë kapur në befasi dhe janë goditur më pas.
Nuk i kemi treguar për gjendjen e shokut të tij, kishte 7 vite që rrinte me të dhe nuk duam ta stresojmë duke i treguar. Djali tjetër është te drejtoria e policisë duke dëshmuar. Kemi folur me familjarët e fëmijëve të tjerë”, tregoi ai.

gijotina.com/

Etiketa: vrasja tek "Fan Noli"

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Berisha për rezolutën e CDI: Që nga koha e Enver Hoxhës, mbështetja unanime më e fuqishme për opozitën

Berisha për rezolutën e CDI: Që nga koha e Enver Hoxhës, mbështetja unanime më e fuqishme për opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com