GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në shoqërinë e Klaudio Prendit para atentatit mafioz në Tiranë, AMP nis hetim për tre punonjësit e policisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Klaudio Prendit, dyshime se viktima kishte konflikte për borxhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për 3 punonjësit e policisë që janë gjendur në shoqërinë e Klaudio Prendit, 27-vjeçarit i cili u vra në një atentat mafioz rreth orës 00:36, pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor) në rrugën “Xhanfize Keko”.

AMP do të intervistojë oficerët e policisë dhe më pas do të konkludojë.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi, dyshohet se është qëlluar me 5 plumba me armë me silenciator dhe është transportuar në spital nga miqtë e tij për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Siç shihet edhe nga pamjet e atentat të publikuara nga media, shihet teksa viktima del nga lokali ku ishte nën shoqërinë e miqve të tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/11/673da18d34d32.mp4

Në atë moment, atentatorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

Miqtë e viktimës, sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klaudio Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë.

Ndërkohë, pak më vonë në vendin ku ndodhi atentati mafioz mbërrijnë forcat e policisë.

Një skemë tipike atentati mafioz, ndërsa makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e ‘Audi’ i atentatorëve është gjetur në flakë në zonën e Farkës. Një person dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut.

Makina e autorëve ‘Audi A4’ ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë, pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.

Etiketa: AMPKlaudio Prendi

Lajme të lidhura

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin

10:38 - 07/07/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

09:58 - 07/07/26
Artan Fuga: Kuvendi të vetëshpërndahet, të vësh duart në kokë nga budallallëqet e deputetëve
Aktualitet

Artan Fuga: Kuvendi të vetëshpërndahet, të vësh duart në kokë nga budallallëqet e deputetëve

09:28 - 07/07/26
Para
Greqi/ 33-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga një 27-vjeçar. Goditet me thikë dhe mbyllet në një ndërtesë të braktisur

Akuzohet se përdhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet 53-vjeçari në Kurbin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin

10:38 - 07/07/26

Një shkëndijë elektrike e shoqëruar me flakë është regjistruar këtë të martë pranë godinës së Postës, në zonën e Qafës...

Lexo më shumë
Argjentinë-Egjipt, ‘Faraonët’ sfidojnë kampionët e Botës për një vend në çerekfinale

Argjentinë-Egjipt, ‘Faraonët’ sfidojnë kampionët e Botës për një vend në çerekfinale

10:17 - 07/07/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

09:58 - 07/07/26
Artan Fuga: Kuvendi të vetëshpërndahet, të vësh duart në kokë nga budallallëqet e deputetëve

Artan Fuga: Kuvendi të vetëshpërndahet, të vësh duart në kokë nga budallallëqet e deputetëve

09:28 - 07/07/26
Dështimi i qeverisë me fondet e Bashkimit Europian, 5 miliardë lekë hiqen nga buxheti

Dështimi i qeverisë me fondet e Bashkimit Europian, 5 miliardë lekë hiqen nga buxheti

09:08 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com