Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin mjeko-ligjor Shkëlqim Korbi. Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion.
Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani. Ndërkohë të arrestuarit e tjerë vazhdojnë që të jenë në qeli.