GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rezoluta e PPE/ Berisha: Shqipëria sot mori një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat

20:01 - 22/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rezoluta e PPE/ Berisha: Shqipëria sot mori një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, duke u ndalur te rezoluta e sotme e miratuar nga PPE, u shpreh se Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës, mori një ndëshkim Europian.

‘Shqipëria sot mori një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat, apo që negocion me BE-në’, theksoi Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, o qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur të kauzës tonë të drejtë. Përshëndetjet më të përzemërta oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që me fjalimet e tyre, fjalët e tyre, çjerrin vellon e zezë të censurës së narkodiktaturës së Edi Ramës dhe ndriçojnë mendje e zemra të mbarë shqiptarëve.

Një përshëndetje kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në qeli. Nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji. Qëndrestarë në burgjet e diktaturës. 

Sot përsëri ka një ngjarje të madhe.

Për ju demokratet dhe demokratët, për opozitaret dhe opozitarët, por për mbarë shqiptarët.

Sot asambleja politike e Partive Popullore Europiane, që grupon 83 parti nga 42 vende të kontinentit Europian, miratohet në unanimitet të plotë, një rezolutë që dënon narkoregjimin e Edi Ramës.

Rezoluta shpall botërisht se ky regjim nuk bën zgjedhje të lira.

Se krimi dhe korrupsioni janë më të larta së në majat e Everestit, se kapin nivelet më të larta.

Se opozitës i mohohen hapësira dhe të drejtat kushtetuese.

Se liderët e opozitës, eksponentë të saj persekutohen politikisht në prag të zgjedhjeve.

Se drejtësia damkoset si drejtësi politike dhe jo e pavarur.

Se shprehet mbështetje e plotë dhe totale për Partinë Demokratike.

Institucionet e vendit nuk kanë integritet.

Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ngjiten në elitën politike dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit.

Ato përdorin ekonominë shqiptare për larjen e parave.

Shikoni pra të dashur miq, ky është nami i zi që Edi Rama i ka nxjerrë Shqipërisë në të 4-anët.

Rezoluta dënon moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përdorimin e burimeve shtetërore, për qëllime elektorale.

Pra, që sot Shqipëria vetëm një javë pasi narkoshteti shqiptar mori ndëshkim botërore, tani merr një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat, apo që negocion me BE-në”.

Më tej, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar ‘Ditën e Alfabetit’, ku sipas tij 116 vite më parë gjuha shqipe u standardizua.

‘116 vite më parë gjuha shqipe u standartizua. Analfabetizmi po rritet me shpejtësi, jemi njësoj si në vitin 1972’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: “Sot çdo shqiptar ka një ditë të veçantë dhe kjo është dita e gjuhës tonë, dita e asaj që përbën fillin e indentitetit tonë kombëtar, e gjuhës së bukur që bashkon shqiptarët në të 4-anët e dheut.

Kjo ditë është dita e miratimit në Manastir, e standartizimit të alfabetit të gjuhës sonë, përzgjedhjes së gërmeva të saj, pothuajse të lindura me to nga burrat më të shquar të letrave dhe gjuhës të kohës, shenjëtorë të vërtetë të kësa gjuhe. Ndaj ne sot përulemi me nderimin më të madh, me respektin më të thellë para veprës së gjithë atyre që në 22 nëntor të vitit 1908 e bënë gjuhën shqipe me alfabetin standard të saj.

Ai ishte një sukses historik i shqiptarëve, sepse pas Lidhjes së Prizrenit, Konrgesi i Manastirit është ngjarja më bashkuese kombëtare, për shqiptarët. Por sot pas 116 viteve, gjuha shqipe është në rrezikun më të madh. Sot analfabetizmi po rritet me shpejtësi dhe vetëm nga viti 2017-2023 është rritur me 10%.

Sot në narkodiktaturë shkolla shqipe njohur regresin më të madh në të gjithë historinë e saj. Ajo pësoi rënien e tmerrshme, më të madhen në botë në testin e Pizas vitin e kaluar. Regjistroi gjithashtu numrin më të lartë, ndër më të lartit në botë të analafabetëve funksionalë në shkollat tona. Numri i analfabetëve, në Shqipëri sot është i barabartë me vitet ’70. Të gjitha këto janë frutet e hidhura të diktaturës”. 

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Përmbyten disa rrugë në Lushnjë, bllokohen automjetet

Përmbyten disa rrugë në Lushnjë, bllokohen automjetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com