GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Eduart Reçit, reagon policia: Autorët…

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Eduart Reçit, reagon policia: Autorët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur vrasja e biznesmenit 52-vjeçar Eduart Reçi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 13 nëntorit në shesh pushimin e pallatit të ndërtuar prej tij.

Policia e Tiranës përmes një komunikate zyrtare bën me dije se ka arrestuar dy vëllezër si autor të ngjarjes, më konkretisht shtetasit Shkëlqim Duka, 48 vjeç, (oficer Policie) dhe Florjan Duka, 45 vjeç, të dy banues në kryeqytet.

Sipas autorieteve policore Eduart Reçi është ekzekutuar për motive pronësie, për shkak të një pallati që kishte planifikuar të ndërtonte biznesmeni Eduart Reçi.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Florjan Duka, dhe Shkëlqim Duka.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Ditën e djeshme uniformat blu kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së dy vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Mbi dy vëllezërit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Autoritetet policore raportojnë se nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Kujtojmë se Eduart Reçi u ekzekutua me një armë zjarri me dylbi, ku u qëllua me një plumb në kokë. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë pas disa orësh.

Dyshohet se Eduart Reçi ka qenë duke u ruajtur nga autorët dhe është qëlluar me armë zjarri sapo ka dalë nga pallati i ndërtuar prej tij, pranë një lokali në rrugën “Faik Konica” pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, teksa ka qenë i vetëm në atë moment.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, shfaqej vetëm viktima dhe jo autorët.

Para disa vitesh, Eduart Reçi ka qenë drejtor në një prej drejtiorive të institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, teksa vitet e fundit ka qenë i njohur për aktivitetin e tij në ndërtim, pasi ka ndërtuar disa pallate pranë zonës ku iu bë atentati dhe është pronari i kompanisë “ELGM.shpk”.

Biznesmi Eduart Reçi me origjinë nga Dibra ishte babai i dy fëmijëve.

Lajme të lidhura

“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

14:05 - 20/06/26
Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet
Aktualitet

Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet

13:43 - 20/06/26
Para
E konfirmojnë statistikat, Bastoni është qendërmbrojtësi më i mirë në Europë

E konfirmojnë statistikat, Bastoni është qendërmbrojtësi më i mirë në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin
Botë

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

15:04 - 20/06/26

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar qeverinë amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ndërmarrë veprime që do të...

Lexo më shumë
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

14:40 - 20/06/26
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

14:05 - 20/06/26
Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet

Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet

13:43 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi giriş