GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A e manipuloi Policia sulmin me thikë ndaj fëmijëve te “Fan Noli”?

20:11 - 24/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
A e manipuloi Policia sulmin me thikë ndaj fëmijëve te “Fan Noli”?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debati për kulturën e dhunës në shoqërinë tonë u rihap edhe një herë nga vrasja tronditëse e 14-vjeçarit Martin Cani në dyert e shkollës “Fan Noli”, por u devijua disa ditë drejt Kinës dhe aplikacionit Tik Tok, si një mekanizëm, që nxit agresivitetin dhe konfliktet mes të rinjve.

Megjithatë, dëshmia publike e babait të Luis Meçes, djalit tjetër që u plagos bashkë me Martinin, i riktheu sërish gjurmët e krimit në Tiranë.

Në studion e Review në Euronews, Fiqiri Meçe tregoi se si në vrasjen e Martin Canit, përveç të arrestuarit Mario Përlleshajt, kishte marë pjesë edhe një djalë tjetër. I riu kishte qenë i armatosur edhe ai me një thikë dhe kishte qenë po aq i dhunshëm, vetëm se, në vend se të vihet para drejtësisë, u fsheh nga Policia.

Si provë për ekzistencën e një autori tjetër në krim, Fiqiri Meçe solli fjalët e të birit, por edhe plagët në trupin e tij. Ai tha se Luisi ka 5 plagë dhe disa nga këto janë më të vogla se të tjerat, pasi autori tjetër i sulmit, një adoleshent me inicialet K.B, mbante një thikë më të vogël në dorë se ajo e Mario Përlleshajt.

“Djali i ka parë që janë dy veta. Personi i parë që e ka goditur djalin me thikë pas shpine është djali me emrin K. B, bashkëmoshatar dhe shok i autorit. K. B e ka pasur thikën më të vogël, distanca e thikës mund të jetë rreth 10-12 cm. I kam dhënë këto dëshmi te Drejtoria e Policisë. Djali K. e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, dhe plaga në shpatull është më shkurtër dhe më e ngushtë se sa plaga që ka marrë në bark.

Herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur M. dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy. Se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë, e ka ngritur dhe i ka thënë çohu se paskan thikë. Në atë moment iu janë hedhur të dy djalit, K. e ka goditur në krah dhe në ije. Kurse tjetri i ka rënë më thikën e madhe tek gjoksi, djali e ka shtyrë me duar dhe nuk është shumë plagë e madhe” ka thënë Fiqiri Meçe.

Sipas Fiqiri Meçes, autori tjetër i krimit u mor në pyetje nga policia, por më pas u la i lirë.

Akoma më e rëndë ishte pjesa e dytë e rrëfimit të Fiqiri Meçes, djali i të cilit i qëndron dëshmisë së agresorët e sulmit me thika ishin dy fëmijë dhe jo një.

Sipas tij, në spitalin ku qëndron i biri është tentuar t’i bëhet presion fëmijës nga një inspektor policie.

Sepse Luisi është marrë tre herë në pyetje nga inspektorët e krimeve. Dy herë në prani të psikologut, ndërsa herën e tretë inspektori që erdhi, ishte i vetëm dhe pas presioneve që i ka bërë fëmijës, familjarët e kanë nxjerrë jashtë.

“Djalit i erdhi një inspektor pas dy ditësh, i ka bërë presion, por e nxora jashtë, Dyshoj se mund të jetë edhe dikush nga këta. Inspektor që merr dëshmi. I kanë marrë 2 herë dëshmi djalit. Dy herë në prani të psikologut. Inspektori i tretë nuk ka ardhur në prani të psikologut. I ka bërë presion dhe e ka detyruar se djali nuk flet dot sepse i merret fryma dhe ai e ka vendosur në presion. Nuk e di çfarë ka qenë por inspektor nuk ka qenë. E kam nxjerrë jashtë, nuk pranuam. Nëse do të ishte inspektor, së pari duhet të ishte njeri. Nuk mund të vijë me petkun e inspektorit, dhe ti bësh presion” ka thënë ai.

Reagimi i çoroditur i policisë

Dëshmia e Fiqiri Meçes është një akuzë e fortë për drejtuesit e policisë së Tiranës.

Deri tani, policia ishte akuzuar për mungesën e reagimit të shpejtë, për indiferencën e treguar për sherrin mes adoleshentëve, duke u nisur nga fakti se policja që qëndron në shkollë ishte në dijeni të konfliktit ditën e premte dhe të hënën, në momentin kur ndodhi vrasja nuk kishte në shkollë.

Por fshehja e një prej autorëve të krimit nga policia, e fut historinë në një hulli tjetër.

Pikëpyetjet që ngrihen janë disa. A mund tëdevijohen hetimet, kur në mes është jeta e një fëmije? A mund t’i bëhet presion një 14-vjeçari, të shtruar në spital me pesë plagë thike në trup?

Në përpjekje për t’iu përgjigjur akuzave të forta të Fiqiri Meçes, policia ka bërë një reagim, por mesazhi që vjen është i çoroditur. Njoftimi përmban në vetvete dy qëndrime të policisë së shtetit.

Së pari është sulmi që i bëhet medias dhe Fiqiri Meçes, për denoncimin publik duke përmendur “burime të caktuara,- thotë policia,- që janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi” për vrasjen e Martin Canit rreth 200 metra larg shkollës Fan Noli.

Pastaj policia sjell si argument pamjet filmike që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes. Këtu tregohet se “nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje”.

Por pasi ka sjellë si provë pamjet filmike, policia e lë të hapur se e vërteta mund të jetë ndryshe, kur thotë se është në kërkim për fakte dhe prova të reja për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.

Fiqiri Meçe është marrë në pyetje dhe pretendimet e tij do të vlerësohen “në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi”.

Pas kësaj, do të përgatitet një raport që synon “zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë”. 

Me pak fjalë, policia e mohon autorin e dytë në vendin e krimit, por edhe e pranon se kjo mund të dalë e. vërtetë nga hetimet që do të vijojnë.

Problemi është se tani ka kaluar një javë nga vrasja e Martin Canit. Dëshmia e djalit tjetër të plagosur, Luis Meçes ka qenë aty. Po ashtu edhe dëshmia e babait të tij, Fiqiri Meçes.

Të dy e drejtojnë gishtin drejt adoleshentit tjetër për sulmin me thika, që nuk është arrestuar nga policia.

Nëse hetimet e mëtejshme u japin të drejtë, kjo provon manipulimin që u përpoq të bëjë policia. Edhe kur në mes ishte jeta e një fëmije 14 vjeç.

Prandaj dëshmia e Fiqiri Meçes e kthen debatin nga Kina në Tiranë, aty ku një shoqëri e kalbur dhe e korruptuar lëshon lot krokodili për jetën e humbur të një fëmije të pafajshëm./Lapsi.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Serie A/ Alen Sherri sërish titullar, Cagliari barazon në transfertë

Serie A/ Alen Sherri sërish titullar, Cagliari barazon në transfertë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com