GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vangjeli: Koncensioni i sterilizimit, Rama dhe qeveria shpikin procedura vetëm për të vjedhur

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Rama nënshkruan kontrata për të konsoliduar pushtetin e tij dhe jo për të luftuar korrupsionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afera e sterilizimit, një nga skandalet më të përfolura të qeverisjes socialiste, ka dëshmuar përmasat e abuzimit me fondet publike.Gerta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, theksoi se koncesioni 100 milionë eurosh u dha në shkelje të hapur të ligjit dhe procedurave të tenderimit, duke shpërfillur operatorët që ofruan shërbime me kosto më të ulët për të favorizuar një kompani të lidhur politikisht.

Sipas Vangjelit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dhe kryeministri Edi Rama kanë qenë protagonistë të kësaj afere, duke lejuar falsifikime dhe abuzime që dëmtojnë qytetarët shqiptarë. Ajo shtoi se, pavarësisht vendimit të GJKKO për prishjen e kontratës, kryeministri Rama ka dalë garant për vazhdimin e koncesionit. Vangjeli e cilësoi këtë rast si një pasqyrë të mënyrës skandaloze se si menaxhohen fondet publike në vend.

Deklarata

Qendra e sterilizimit në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, e ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila parashikonte të sterilizonte të gjithë setet kirurgjikale të nevojshme për spitalet publike në vend, me një kosto shumë herë më të ulët shërbimi nga ai aktual, por ky fakt nuk i pëlqeu kryeministrit Edi Rama.
Dhe siç ndodh rëndom prej 12 vitesh tashmë, kryeministri dhe qeveria e tij shpikin procedura me një qëllim të vetëm, vetëm vjedhjen.
Komisioni hetimor parlamentar për këtë koncesion dëshmoi të gjitha veprimet arbitrare të qeverisë shqiptare, ku vetë protagonistët e kësaj afere, kanë pranuar falsifikimet dhe abuzimet që janë kryer me sterilizimin, duke zhvatuar miliona euro nga paratë e shqiptarëve.
Emisioni investigativ Plug faktoi se për aferën e sterilizimit rezulton i implikuar drejtpërdrejt ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja së bashku me kryeministrin Edi Rama pasi:
Së pari, sepse ishin me dije se kompania Saniservice nuk i plotësonte kriteret, e për më tepër ofronte sterilizimin me 25 milionë euro më shtrenjtë se një tjetër operator, por Beqja dhe Rama vendosën që koncesioni 100 milionë euro i sterilizimit t`i jepej biznesmenit murator Ilir Rrapaj.
Së dyti, qeveria shqiptare njoftoi në rrugë informale, paraprakisht biznesmenin Rrapaj, për projektin që kishin për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, prandaj, Ilir Rrapaj parapregatiti të gjithë dokumentacionin përfshirë dhe studimin e fizibilitetit, me kosto të fryra.
Së treti, Ilir Beqja, sigurisht me miratimin e Edi Ramës vijuan me shkeljen e ligjit duke injoruar organet shtetërore zyrtare që trajtojnë çështjet e prokurorimit publik dhe koncensionet por dhe KLSH, të cilët ngritën alarmin se kompania Saniservice, që ishte shpallur fituese e koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit, nuk plotësonte kushtet për të kryer këtë shërbim publik.
Kujtojmë se pavarësisht ankesës së bërë nga një operator tjetër në garë, Action Laundry, që ofroi kryerjen e sterilizimit me 25 milionë euro më pak, qeveria shqiptare vendosi tia japë atë me doemos Ilir Rrapajt.
Së katërti, SPAK gjithashtu, në hetime ka arritur të vërtetojë shkeljet e rënda të Ilir Beqajt, deri edhe te roli i Kryeministrit Edi Rama, por veprimet ndaj tyre nuk kanë qenë në raport të drejtë me shkeljet e kryera.
Së pesti, ndërsa në qershor të vitit 2023, GJKKO kërkoi prishjen e kontratës koncensionare, pasi sipas prokurorisë ishte abuzive dhe i kishte shkaktuar një dëm financiar shtetit prej 100 milionë eurosh, vetë kryeministri Edi Rama, doli garant për mos zbatimin e këtij vendimi të GJKKO, duke reaguar publikisht se koncesioni do të vijonte, e rrjedhimisht edhe zhvatja e miliona eurove nga xhepat e shqiptarëve.
Etiketa: koncesioneRama

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për të Dielën

Parashikimi i motit për ditët në vijim, ja kur rikthen reshjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş