GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna ndaj protestuesve në Londër, Harxhi: Diktatorët përgjakin edhe popullin për pushtet

11:04 - 25/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna ndaj protestuesve në Londër, Harxhi: Diktatorët përgjakin edhe popullin për pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike si dhe ish-zëvendësministre e Jashtme Edit’h Harxhi ka komentuar ngjarjen skandaloze që ndodhi në Londër kur banditë të rilindjes goditën protestuesit paqësorë që i kujtuan Edi Ramës lidhjet e tij me krimin dhe përgjegjësitë për shpopullimin e vendit.

“Në radhë të para më lejoni tu uroj shërim të shpejtë të plagosurve nga ngjarja e djeshme në Londër dhe uroj shumë që ata sa më shpejt të dalin dhe të bashkohen më familjet e tyre. Është e qartë tashmë që Edi Rama e ka humbur toruan dhe për këtë arsye ndodhin përleshje të tilla nëpër tubimet elektorale ne diasporë.

Duhet të kemi parasysh faktin që ai është kryeministër i të gjithë shqiptarëve normalisht, pavarësisht që është një pjesë shumë e madhe e jona që nuk e duan dhe që e ndjejnë mungesën e rotacionit politik në këtë vend që prej 2013. Por nga ana tjetër ai nuk përballet dot me zërat kritikë dhe gjithmonë kemi parasysh që diktatorët në fund ata kalojnë në dhunë. Mundohen që të përgjakin popullin për të mbajtur pushtetin deri ne fund.

Ishte e pritshme ngjarja në Londër sepse ne e dimë shumë mirë se cilët janë shqiptarët që kanë shkuar në Britaninë e Madhe gjatë viteve të fundit. Janë ata, janë një shtresë krejtësisht e margjinalizuar në Shqipëri. Shumica e tyre të rinj në moshë apo deri ne moshën 50 vjeç të cilët janë larguar në të gjithë mënyrat në mungesë të një jete të mirë në Shqipëri dhe  kuptohet për arsye të shkaqeve të varfërisë dhe mungesë së punës dhe sigurisë së jetës në të njëjtën kohë.

Ata kanë shkuar atje me të gjithë mënyrat dhe kjo është shumë dhimbshme kur e shikon. Në vitet ’90 unë kam shkuar në Britani, gjithçka ishte me viza te rregullta dhe ka shumë shqiptarë që  kanë shkuar. Dhe në mungesë të një marrëveshjeje me Britaninë për vizat. Shqiptarët largohen me të gjitha mënyrat, poshtë kamionëve , në gomone. Shumë prej tyre kanë humbur në La Mansh.

Ajo çfarë nuk kuptoj unë është, politizimi në maksimum i këtyre tubimeve elektorale të Edi Ramës në Diasporë. Unë e kuptoj politizimin në Shqipëri por kjo të zhvendoset në diasporë natyrisht që është shumë e rëndë. Pasi ata janë njerëz që kanë shkuar atje për një të ardhme më të mirë.

Dhe në njëfarë mënyre janë larguar nga jeta e përditshme dhe nga politika agresive e Shqipërisë. Kështu që zhvendosja e këtyre skemave jashtë Shqipërisë, natyrisht që prish imazhin e vendit, por edhe shqetëson shumë jetën e këtyre njerëzve të cilët janë larguar pikërisht për të kërkuar diçka ndryshe, për të parë diçka ndryshe për të mos u bërë pjesë e sherrnajave të Shqipërisë apo skenarëve të dhunës që rëndom Edi Rama kryen në Shqipëri….”, u shpreh Harxhi.

Etiketa: HarxhiLonder

Lajme të lidhura

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme
Breaking Views

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej
Aktualitet

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina
Aktualitet

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25
Para
Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kërkova thellimin e hetimeve, të sqarojë kush është Lali Eri

Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kërkova thellimin e hetimeve, të sqarojë kush është Lali Eri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme
Breaking Views

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25

Partia Demokratike ka bërë një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se nuk do ta shqyrtojnë kërkesën e SPAK,...

Lexo më shumë
Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

13:49 - 21/12/25
Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

12:21 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com