GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit

21:10 - 25/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti kurrë në destinacion. 28 vjeçari Australian Cameron Twiss, rezulton të jetë i zhdukur dhe pa asnjë gjurmë. Teksa lajmi për zhdukjen misterioze të tij ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, vëllai i tij Stuart Twiss, bën thirrje për ndihmë.

“Vëllai ka vizituar fillimisht Shkodrën, pastaj në Mal të Zi dhe është kthyer për të vizituar Valbonën. Pastaj ka vendosur të kalojë për në Theth. Është nisur me dy persona të tjerë. Ata kanë vazhduar për në Jezerce ndërsa Cameron ka ndërruar drejtim për në Theth. Nga aty nuk ka me informacion. Unë erdha në Shqipëri, kontaktuam me policinë me grupin e kërkimit të cilët po na ndihmojnë, por nuk ka shumë informacion. Nuk dua të dal në përfundime apo konkluzione sepse kjo është puna e policisë”, shprehet vëllai i tij.

Ai thotë se ka pasur edhe ai vete një eksperiencë fantastike në Shqipëri dhe këtë shteg e ka bërë kohë me parë.

“Cameron me tha se ishte i kënaqur me pushimet e tij në Shqipëri. Mendoj se nuk ka pasur shumë informacion për rrugën megjithëse aty është një shteg shumë i populluar. Unë e kam bërë vetë kalimin nga Valbona në Theth. Kam kaluar në këmbë aty dhe kam takuar shumë njerëz. Cameron shpesh pëlqente që të eksploronte i vetëm. Ju lutem, na ndihmoni me çdo lloj informacioni dhe kontaktoni policinë. Kërkoj ndihmën e të gjithëve”, tha më tej Stuart Twiss, për Top Channel.

Bledar Jubani, është personi që e ka parë për herë të fundit Australianin në kryqëzimin e shtegut Jezerce – Theth Për banoret e zonës dhe guidat, alpet janë të paparashikueshme dhe të panjohura por edhe plot me kafshe të egra.

Gjatë këtij sezoni turistik në vendin tonë janë zhdukur pa gjurme edhe dy turiste të tjerë, një belg dhe një lituanez. Të gjithë pa guidë dhe pa informacion për terrenin.

Etiketa: valbonezhduket turisti

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Reagon Artan Hoxha: Në mëngjes na bastisën shtëpitë, pasdite na kërkuan ndjesë

Reagon Artan Hoxha: Në mëngjes na bastisën shtëpitë, pasdite na kërkuan ndjesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com