GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi në veri, Berisha: Serbia po kërkon me çdo kusht destabilizimin e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, në daljen për mediat nga selia blu, ka folur edhe për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ndroq, ku u ekzekutua me armë zjarri Alfred Dedja.

Berisha pretendon se Dedja ka qenë i punësuar si menaxher i kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, në Janar të vitit 2020, kohë kur u rrëmbye dhe u zhduk Jani Prenga, pas konflikteve të të vëllait në Britaninë e Madhe për zhdukjen e një sasie prej 260 kg kokainë.

Berisha shprehet se “dje pasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha”.

“Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit ekzekutimi i Dedjas nga kunati i Altin Hajrit, i cili sipas përgjimeve të “Sky ECC” rezulton se është liruar nga burgu me ndërhyrjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ka ndodhur për të mbyllur aferën kriminale.

“E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet”, tha më tej Berisha.

Etiketa: Jani PrengaSali Berisha

Lajme të lidhura

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli
Aktualitet

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli

19:15 - 21/05/26
Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën
Aktualitet

Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën

18:49 - 21/05/26
Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi
Breaking Views

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi

18:39 - 21/05/26
Para
Vrasja në Ndroq, gjendet makina e autorit

Vrasja në Ndroq, gjendet makina e autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli
Aktualitet

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli

19:15 - 21/05/26

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo...

Lexo më shumë
Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën

Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën

18:49 - 21/05/26
Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi

18:39 - 21/05/26
SPAK e akuzoi për korrupsion, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e Tropojës

SPAK e akuzoi për korrupsion, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e Tropojës

17:00 - 21/05/26
Zbardhet raporti IBAR për Shqipërinë, BE porosi qeverisë: Mos ndërhyni në punën e drejtësisë

Zbardhet raporti IBAR për Shqipërinë, BE porosi qeverisë: Mos ndërhyni në punën e drejtësisë

16:00 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com