GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Transferimi në Toronto, Insigne paralajmërohet çfarë e pret atje

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter po humasin ‘terren’ për Insigne, ja kanadezët që janë gati të paguajnë dyfish
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sebastian Giovinco zbulon se Lorenzo Insigne pritet në Toronto në mars, por paralajmëron sulmuesin e Napolit se do të humbasë.

Giovinco kaloi katër vjet në Toronto FC, duke shënuar 83 gola në 142 paraqitje dhe duke fituar MLS në 2017. Ai u transferua në Kanada në janar 2015 nga Juventusi.

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne tani pritet të kalojë në MLS si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Toronto FC ka bërë një ofertë të madhe për të siguruar nënshkrimin e tij dhe sipas ‘SportMediaset’, marrëveshja ka përfunduar dhe Insigne do të transferohet në klubin e tij të ri në fund të sezonit.

“Këtu [në Kanada], ata janë të bindur se marrëveshja është kryer”,- tha Giovinco për ‘Il Corriere dello Sport’.

“Ata presin që ai të arrijë në mars, por mua më duket e çuditshme. Insigne është kapiteni i Napolit dhe nuk mendoj se do të largohet nga klubi i tij në mes të garës për titull”.

Çfarë duhet të presë Insigne nëse i bashkohet Torontos?

“Varet nga ajo që dëshiron,” tha Giovinco.

“U ndjeva mirë në nivel njerëzor, në një qytet ku është e lehtë të jetosh. Profesionalisht, duhet të keni parasysh se mund të humbisni. Kam humbur kombëtaren dhe shikueshmërinë. Nëse jeni të hapur për t’i lënë këto gjëra pas, atëherë është një përvojë që ua sugjeroj të gjithëve. Toronto është një qytet i mrekullueshëm në një vend të bukur. Ka një komunitet të madh italian dhe liri për të shkuar kudo që të duash pa u shqetësuar. Kur mbërrita në vitin 2015, më premtuan para që nuk ishin aty, por nuk dua t’i diskutoj këto detaje. Nuk jam penduar për zgjedhjen time. Kam pasur më shumë gola dhe asistime sesa ndeshje. Bëra mirë edhe nëse nuk ishte e dobishme.”-theksoi Giovinco.

Aktualisht ai është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Al-Hilal në gusht 2021. Ndërsa rikujtojmë që ka luajtur 23 ndeshje me Italinë, e fundit në nëntor 2014, vetëm pak javë para se të bashkohej me Toronto FC./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: insigneparalajmerimToronto

Lajme të lidhura

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26
Para
Abazoviç takon Papa Françeskun: I mrekulluar nga takimi me Atin e Shenjtë

Abazoviç takon Papa Françeskun: I mrekulluar nga takimi me Atin e Shenjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut
Aktualitet

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut

10:02 - 19/10/26

Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” që në mëngjesin e sotëm, edhe pse protesta pritet të nisë...

Lexo më shumë
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

Pedagogu: Studentët janë heronj dhe jo shkatërrues, duhet të qëndrojmë deri në fund

09:54 - 19/10/26
Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

09:40 - 19/10/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol automjetit të administratorit të njësisë së Shushicës (Emri)

09:37 - 19/10/26
Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

09:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com