GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zbuluan detaje nga vrasja e Martin Canit, PS i quan “Model dizinformimi”/ PD: Prokuroria të mos nisë hetime ndaj gazetarëve

19:35 - 04/12/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbuluan detaje nga vrasja e Martin Canit, PS i quan “Model dizinformimi”/ PD: Prokuroria të mos nisë hetime ndaj gazetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Ina Zhupa i ka drejtuar një thirrje Prokurorisë që të mos ndërmarrin asnjë hetim ndaj gazetarëve dhe mediave që zbuluan detajet tronditëse nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pak metra nga shkolla Fan Noli, ku ata ishin nxënës.

Reagimi i Zhupës vjen pas një deklarate nga deputeti socialist Erion Braçe, sipas të cilit raportimet e mediave lidhur me ngjarjen janë një model dizinformimi.

“Ngjarja në Tiranë pranë një shkolle ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Prokuroria po bën çfarë është e mundur për ti shkuar në fund krimit. Nisur nga informacionet që u ndanë i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi. Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve”, tha Braçe. Me sa duket, ish-zëvendëskryeministri paska të dhëna se gazetarët që intervistuan dëshmitarët kanë lidhje të fshehta me Rusinë. Të paktën deri në Moskë e çoi lidhjen me këtë ngjarje, ndërsa shefi i tij e çoi në Kinë. “Fajin e ka Tik Tok”, është narrativa e buçitur nga Rama lart e poshtë.

Dhe me sa duket, mediat kanë mbetur t’i mbrojë PD. Ndërkohë deputetja demokrate i bëri thirrje organeve ligjzbatuese mos ndërmarrin veprime ndaj mediave me urdhër politik të Braces dhe mos bëhen mashë e qëllimeve politike të një mazhorance të kalbur.

 

 

“Kjo ështe krisma e parë e një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Ne do qëndrojmë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias me çdo kusht”, shprehet Zhupa.

Postimi nga Ina Zhupa

Edi Rama dhe të tijët nxjerrin kokën, hapin luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale.

Kryetari i Deziformimit Brace, sot është shprehur se “i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë”.

Sic e kishim paralajmëruar komisioni i dezinformimit nuk kishte lidhje me penetrimin e propagandës që lidhej me Rusinë e me Kinën por me sorrugato diktatorin tonë Rama që do të kontrolloj mediat dhe ti persekutoj ato që nuk kontrollon dot.

Pikërisht ato media qe nuk ndjekin fije për pe mashtrimet e rradhës së komunikatës së policisë së shtetit, që i japin zë familjes së djalit të plagosur Luisit, që kërkojnë mos manipulimin e ngjarjes dhe drejtësi, ato media sot u kërcënuan me ndjekje penale nga Erjon Brace.

Hetim dhe ndjekje penale kur lajmet nuk ju pëlqejnë mbi punën e organeve të qeverisjes, për ato media që guxojnë të mos mbyllin sytë para dëshmitarëve.
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta shikoj dhe ta dëgjoj që të gjitha paralajmërimet që i kemi thënë privatisht dhe publikisht po vërtetohen. Po krijohet një precendent i rrezikshëm që con në burgosjen e gazetarëve dhe mbylljen e mediave vetëm se publikojnë fakte, dëshmi të ndryshme nga ato që thotë qeveria.

I bëj thirrje organeve ligjzbatuese mos ndërmarrin veprime ndaj mediave me urdhër politik të Braces dhe mos bëhen mashë e qëllimeve politike të një mazhorance të kalbur.

Kjo ështe krisma e parë e një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Ne do qëndrojmë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias me çdo kusht.

gijotina.com/

Etiketa: vrasja e 14-vjecarit

Lajme të lidhura

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt
Breaking Views

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim
Breaking Views

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Para
Vllaznia-Dinamo/ “Blutë” vendosin diktatin në “Loro Boriçi”, kryesojnë 2-0

Vllaznia-Dinamo/ “Blutë” vendosin diktatin në “Loro Boriçi”, kryesojnë 2-0

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com