GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj Ari Papës në Athinë, “Sky Ecc” zbulon autorët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Ari Papës në Athinë, “Sky Ecc” zbulon autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit të zhvilluar së fundmi në Greqi, për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në trafikun e drogës Shqipëri-Greqi-Spanjë. Autoritetet greke kanë bërë të ditur për mediat vendase në dosjen voluminoze janë përfshirë 21 persona, mes të cilës, përmenden edhe atentatet ndaj shtetasit shqiptar, Ari Papa.

Më 26 shkurt 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, u tentua të vritej 32-vjeçari shqiptar nga fshati Dhivër i Sarandës. Episod ky i zbardhur nga përgjimet e transkriptuara nga Sky Ecc. Në dosje thuhet se ishte ora 20:00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku i shpëtoi vdekjes. Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera.

Pavarësisht se i shpëtoi plumbave të lëshuar drejt tij në muajin shkurt, atentatorët u rikthyen sërish në muajin Maj për ekzekutimin e tij. Pikërisht më 30 Maj 2021, në “Sepolia” Athinë teksa pinte kafe në një lokal.

Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishin shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjecarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria. Nuk dihet se çfarë detaje të reja kanë zbardhur komunikimet në “Sky Ecc” lidhur me atentatin e shkurtit 2021, pasi në mars 2021, policia greke tha se e kishte zbardhur atë atentat duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës.

Tre të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38 vjeç (nën arrest), “Dorian” 32 vjec (në kërkim) dhe “Landi” 30-vjeç (nën arrest). “Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një kallashnikov në një makinë në Kipseli.

Përvec atentatit ndaj Papës, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij. Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe gra në burgje.

Etiketa: ari papaAthineGreqi

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Para
Propozimi i KQZ/ Korçës i hiqet një mandat deputeti, i kalon Tiranës

Propozimi i KQZ/ Korçës i hiqet një mandat deputeti, i kalon Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26

Studentët vijojnë protestën në Tiranë që ka nisur prej orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata është tensionuar në...

Lexo më shumë
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com