GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas rënies së Assadit, Austria ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas rënies së Assadit, Austria ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria në detyrë e Austrisë njoftoi të hënën se ka urdhëruar ndaljen e shqyrtimit të kërkesave të sirianëve për azil, pasi rebelët e morën Damaskun dhe presidenti Bashar al-Assad iku në Rusi, 13 vjet pas luftës civile. Lufta civile i detyroi miliona sirianë të ikin nga vendi. Ata ishin pjesë e madhe e një milion njerëzve të cilët shkuan në Gjermani dhe Austri gjatë krizës evropiane me imigrantë në vitet 2015 dhe 2016. Kritikat kundër atij infiksi vazhdojnë ta rrisin mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë dhe konservatorët.

“Kancelari Karl Nehammer e udhëzoi sot ministrin e Brendshëm, Gerhard Karner, t’i pezullojë të gjitha kërkesat e tanishme për azil dhe t’i rishikojë të gjitha rastet e dhënies së azilit”, tha Ministria e Brendshëm e Austirsë në një komunikatë.

Karner shtoi: “E kam udhëzuar Ministrinë ta përgatisë një program për riatdhesim dhe dëbim në Siri”, pa shpjeguar se si do të bëhej kjo. Nehammer tha në X të dielën se gjendja e sigurisë në Siri duhet të rivlerësohet për ta mundësuar rifillim e dëbimeve.

Ministria tha se do t’i pezullojë edhe ribashkimet familjare, në bazë të të cilave familjet e refugjatëve mund t’u bashkohen atyre. Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri, me 12.871 kërkesa këtë vit deri në nëntor. Nehammer dhe Karner vijnë nga partia konservatore, Partia e Popullit (OVP), e cila ka qëndrime të ashpra ndaj imigracionit, ngjashëm sikurse partia e ekstremit të djathtë, Paria e Lirisë (FPO).

Nehammer është në bisedime për koalicionin qeverisës me dy parti të tjera, të cilat synojnë ta formojnë qeverinë e re pa FPO-në, pavarësisht se FPO-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit. Ministria e Brendshme tha se ende nuk është vendosur për 12.886 kërkesat për azil, prej të cilave 1.146 kanë të bëjnë me ribashkim familjar.

/REL/

Etiketa: AustriaAzilSiri

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Shifrat/ Shpenzimet e familjeve për arsimin po rriten, përkundër cilësisë në rënie

Shifrat/ Shpenzimet e familjeve për arsimin po rriten, përkundër cilësisë në rënie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26

Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com