GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Branko Shkozës nga Majlind Habibi, prindërit e viktimës: Kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Branko Shkozës nga Majlind Habibi, prindërit e viktimës: Kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë

Majlind Habibi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trupi i Branko Shkozës në një kanal në Durrës u gjet vetëm pak ditë më parë, ndërsa autori u arrestua mbrëmjen e djeshme. Autori, Majlind Habibi nuk është një emër i panjohur për familjen e viktimës. Prindërit e Branko Shkozës kanë folur për mediat teksa kanë deklaruar se të dy ata, viktima dhe autori kishin pasur një marrëdhënie të mirë bashkë.

Nëna e viktimës tha se ata kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë. Ndërsa i ati rrëfen se autori madje, ka shkuar edhe në varrimin e Shkozës. Babai i viktimës ka rrëfyer komunikimin që kishte pasur me autorin e vrasjes. Ai deklaroi se kishte 4 ditë që kërkonte djalin, ndërsa e kishin gjetur vetëm 11 metra larg shtëpisë. Por, babi i viktimës ngre dyshime në lidhje me rastin pasi thotë de djali i tij dinte të notonte dhe nuk mund të ishtë mbytur në një kanal me 1 metër ujë.

Ndërkohë, ai ka kërkuar nga policia të qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë pranë banesës së tyre.

“E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë. Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet. Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë.

Kam frikë se çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës.

Sipas policisë, “Majlind Habibi, 35 vjeç, më 2 Dhjetor, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza Branko Shkozën, i cili, si pasojë e rrëzimit, ka humbur jetën”.  Bazuar në dëshminë e autorit dhe hetimet e para, dyshohet se Habibi dhe Shkoza janë zënë pasi autori pretendonte se viktima i kishte ngacmuar të shoqen.

Etiketa: Branko ShkozaMajlind Habibi

Lajme të lidhura

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë
Aktualitet

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz
Aktualitet

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin
Aktualitet

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Para
U kapën me 1kg kokainë, të rinjtë në gjykatë: E kishim për përdorim vetjak

U kapën me 1kg kokainë, të rinjtë në gjykatë: E kishim për përdorim vetjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë
Aktualitet

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit...

Lexo më shumë
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com