GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvend/ Mazhoranca vijon të mbrojë Olta Xhaçkën duke injoruar Kushtetuesen dhe Venecian

14:20 - 12/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama lëshon edhe Xhaçkën? PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca socialiste artikuloi edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje qëndrimin për mbrojtjen e deputetes Olta Xhaçka, pavarësisht opinionit të Komisionit të Venecias që rrëzoi pretendimet e PS.

Në dokumentin e publikuar të Martën, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të kryeparlamentares Elisa Spiropali, “Venecia” artikuloi se “kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizuese për kompetencat vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë vendimin në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë mbi çështjen e kufizuar, ashtu siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”.

Opinioni i Venecias sqaron qartazi se Kuvendi dhe mazhoranca socialiste e ka detyrim të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të votuar për shqyrtim nga kjo gjykatë pajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Megjithatë, në reagimet e para pas publikimit të opinionit, socialistët i bënë një lexim të rremë dhe vijuan mbrojtjes politike ndaj ish-ministres Xhaçka.

Qëndrimi është përsëritur edhe në seancën plenare të kësaj të Enjteje nga deputetë dhe ministra të PS-së.

“Më vjen mirë që opinioni i Venecias ka shkruar të zezë mbi të bardhë se parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por gjithmonë është në gjendje të votojë çështje brenda kompetencës së vet”, tha ministri Taulant Balla.

“Për opinionin e Venecias ju do kishit dalë të na thonit po të drejtë mazhorancës. Na dha të drejtë ne jo ju”, tha ministri Ulsi Manja.

“Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që bien brenda kompetencës së tij”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi.

Opozita nga ana tjetër dënoi qëndrimin e mazhorancës dhe kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deputeten Olta Xhaccka.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit që të fuste në rendin e ditës çështjen e mandatit të Xhaçkës, duke theksuar se duhet t’ia dorëzojnë Gjykatës Kushtetuese që të vendosë për mandatin e saj.

“Nuk mund të ngrini lirinë tuaj të votës kur bëhet fjalë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të konsiderohet si imponim i një mënyre votimi, por si një përmbushje përgjegjësie për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, zonja Kryetare, fusni menjëherë në rendin e ditës, dorëzojani menjëherë drejtësisë Olta Xhaçkën, të vendosë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë së mandatit. Çdo sjellje kundër ndaj kësaj është minimi i shtetit të së drejtës, i parlamentarizmit, minim i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, tha Bardhi.

Deputeti Flamur Noka u shpreh se “çështja Xhaçka është varri që sulltani juaj (Rama) i ka hapur drejtësisë në këtë vend”.

Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi rinisjen e “mosbindjes civile” brenda Kuvendit nëse mazhoranca nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kërkojmë të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në sallë. Po, do vijë në sallë. Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj. A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre”, tha kryedemokrati.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, ai theksoi se “mbrojtja që i bën Edi Rama, Olta Xhaçkës, është mbrojtje që ai i bën aksioneve të veta që ka në të gjithë investitorët strategjikë, përfshi edhe burrin strategjik të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi”.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1kuvendOlta XhackaPS

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Beteja me “Tik Tok”, Instagram vendos të bëjë një ndryshim te Reels

Instagram shton veçorinë e skedulimit të DM, si ta përdorni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com