GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sërish sherr në shkollë, plagoset me thikë 17-vjeçari në Fier

09:38 - 13/12/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Sërish sherr në shkollë, plagoset me thikë 17-vjeçari në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vala e dhunës në shkolla vijon. Rasti i fundit është shënuar në shkollën e mesme në Cakran të Fierit, ku një 17-vjeçar është plagosur me thikë në vazhdën e një konflikti me një bashkëmoshatar.

“Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle)”, njoftoi policia.

“Shtetasi Y.Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B.D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Prokurorja e çështjes, Oliana Gjergjefi ka pohuar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit ndërkohë që është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes. “Kemi pyetur dëshmitarët okularë. Dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë. Garantojmë hetim të plotë e të gjithanshëm”, tha ajo.

Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran , Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa dhe se ka marrë 4 plagë. “E sollën këtu mësues dhe nxënësit,shokë e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu I majtë. Ishte goditur me mjete prerëse. Kishte hemoragji, iu ndalua dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më pas u nis për mjekim të specializuar në spitalin e Fierit”, tha ai.

Ndërkohë, prindër të fëmijëve që shkojnë në shkollën e Cakranit, kanë pohuar për mediat se situata dhune në këtë institucion ka pasur edhe më parë. Sipas tyre, nxënësin jo vetëm që janë përleshur me njeri-tjetrin, por “kanë rrahur edhe mësuesit”.

Babai i të plagosurit bëri thirrje institucioneve të marrin masa për sigurinë, teksa u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ndodhin krime të tilla nëpër institucione arsimore.

“U nisa për në punë me gjithë familjen, ndërsa djali shkoi në shkollë në orën 8:00. Sapo mbërrita në vendin e punës, më mori në telefon mësuesja kujdestare dhe më tha se djalin ma kishin qëlluar. Shkova menjëherë në spitalin e fshatit, por gjendja ishte e rëndë, e çuam direkt në spitalin e Fierit. E mbajtën dy orë në sallën e operacionit dhe sapo ka dalë prej aty. Kërkoj që shteti të marrë masa! Nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Dua drejtësi për djalin tim dhe që masat e sigurisë të shtohen në të gjitha shkollat e vendit”, tha babai i adoleshentit.

Një sërë krimesh kundër jetës janë shënuar në vend që prej nisjes së vitit shkollor në shkollat e vendit apo me protagonistë nxënës. Ngjarja më e rëndë ishte ajo e ndodhur disa javë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra me thikë një 14-vjeçar dhe u plagos një tjetër.

Ngjarja shkaktoi indinjatë në opinionin publik dhe disa protesta u zhvilluan me prindër që kërkuan reformim të sistemit arsimor. Një interpelancë u zhvillua dje në Kuvend lidhur me çështjen, ku ministrja e Arsimit përmendi disa prej masave të marra për rritjen e sigurisë. Megjithatë, ngjarje të tilla vijojnë të ndodhin.

Lexo edhe:

  • Plagosja e 17-vjeçarit në Fier, flet mjeku: Kishte 4 goditje me mjet prerës
  • Plagosja e 17-vjeçarit në Fier, babai: Shteti të marrë masa, s’është hera e para që ndodhin ngjarje të tilla në shkollë
Etiketa: FierKryesore1Plagosjeshkolle

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Revista Time: Ja cili është “Njeriu i Vitit 2021”

Elon Musk shpallet njeriu më i pasur në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com