GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta humb në Kushtetuese betejën kundër ligjit për qeverisjen vendore

19:02 - 29/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta humb në Kushtetuese betejën kundër ligjit për qeverisjen vendore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 13 dhjetor 2021, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash në dhomë këshillimi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin, për të rrëzuar thelbin e ndryshimeve të bëra në vitin 2019 në ligjin për vetëqeverisjen vendore të vitit 2015.

Ndryshimet në këtë ligj janë kundërshtuar fort nga Presidenti Ilir Meta, i cili e ktheu ligjin me dekret, por Kuvendi e miratoi sërish pa asnjë ndryshim. Pas Metës në lëvizje u vu partia e tij, të cilën ia ka lënë në administrim bashkëshortes, Monika Kryemadhi, e cila në 1 tetor 2021 kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e ndryshimeve.

Sipas LSI-së, me anë të neneve 3 dhe 4 të ligjit, u jepet mundësi këshillave bashkiake që të tjetërsojnë pronat dhe asetet publike, duke ua kaluar palëve private. LSI-ja mendon se dy nenet krijojnë “një gjendje paqartësie ligjore dhe mundësi për abuzim me pasoja të pariparueshme për pronën publike dhe interesin publik”.

Ky ligj ka të bëje me dhënien e pronave shtetërore privatëve nga këshillat bashkiakë, si në rastin e truallit të Teatrit Kombëtar.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Vitore Tusha, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila dhe Fiona Papajorgji kanë votuar për rrëzimin e kërkesë së LSI-së, me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë argument për të provuar interesin nga pasojat e zbatimit të ligjit që kundërshton.

“…Kërkuesja nuk ka parashtruar asnjë argument për të provuar interesin e drejtpërdrejtë të saj, si dhe pasojat negative të ardhura ose të pritshme që i vijnë asaj nga zbatimi i ligjit të kundërshtuar. Gjithashtu, ajo nuk ka paraqitur argumente për cenimin e rolit të saj kushtetues në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve. Dispozitat e ligjit nr. 38/2019, objekt shqyrtimi, nuk rregullojnë dhe nuk ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat dhe funksionet kushtetuese të partive politike dhe as në veprimtarinë e kërkueses. Prandaj, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se kërkuesja nuk e ka provuar interesin e saj të drejtpërdrejtë, të sigurt dhe vetjak për t’iu drejtuar Gjykatës” – thuhej në vendimin e gjykatës.

Etiketa: BetejaIlir MetaKryesore1kushtetueseligjiqeverisja vendore

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
SHÇBA “fundos” zinxhirin komandues të Policisë Mallakastër, 5 të arrestuar

SHÇBA “fundos” zinxhirin komandues të Policisë Mallakastër, 5 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është detyruar të ulë sërish akcizën e naftës dhe të zgjasë periudhën e lënies në...

Lexo më shumë
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com