GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i ri i Veliajt vulos pa garë tenderin e vjetër 50 MLN lekë për biletat e Tirana Parking

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i ri i Veliajt vulos pa garë tenderin e vjetër 50 MLN lekë për biletat e Tirana Parking
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Nga 25 tetori Tirana Parking drejtohet nga Flavio Barçi i cili ka zënë vendin e Erinda Finos, ish -drejtoresha e njohur për abuzim me fondet. Gjithmonë Tirana Parking ka qenë një arkë parash për miqtë e Erion Veliajt, por kurrë nuk ka zgjidhur problemin për parkimet në Tiranë. Përveç faturave që paguajnë për parkim qytetarët e Tiranës duhet të paguajnë vazhdimisht pajisjet që duhen për sistemin e faturimit.

Kështu, ish-drejtoresha Erinda Fino shpalli të hapur tenderin me objekt “Blerje Pjesë Këmbimi për Sistemet e Parkimit” me fond limit 50 milionë lekë.

Sqarojmë këtu se, hapësirat e destinuara për parkim menaxhohen me anë të sistemeve të parkimit të instaluara në to, të cilat janë të tipit “CAME PARKARE PKE”. Këto sisteme parkimi janë instaluar gjatë periudhave të ndryshme të administrimit të hapësirave të destinuara për parkim nga ana e institucionit dhe kushtet atmosferike, përdorimi i pandërprerë përgjatë shërbimit 24/7 që ofrohet, si dhe dëmtimet e pajisjeve nga aksidentet e ndodhura me automjetet gjatë këtij harku kohor ka bërë që të nevojiten patjetër pjesë ndërrimi për pajisjet përbërëse të këtyre sistemeve.

 

Pra këto pajisje nuk janë mirëmbajtur dhe tashmë do merren para nga xhepi i qytetarëve. Sikur thamë tenderin e nisi Fino me shpalljen e garës në shtator 2024, por e ka vulosur drejtori i ri Flavio Barçi.

Ky i fundit duket se ka ndjekur udhëzimet e Finos, pasi ka firmosur pa asnjë kontroll. “Adi Professional” Shpk ishte e vetmja kompani që ka dorëzuar një ofertë dhe Barçi nuk i ka prishur planet e Finos apo porosinë e Erion Veliajt dhe kështu e ka shpallur menjëherë fitues të tenderit.

Pa garë ky tender është si një dhuratë për festa. Open Data Albania ka vendosur këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë se kryebashkiaku bëri  ndryshime në disa drejtori për të ngatërruar publikun në një kohë që bëhen hetime nga SPAK në drejtim të tyre. Por gjithçka duket si riciklim, pasi të rinjtë po ndjekin aferat e drejtorëve të mëparshëm.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Erinda FinoErion VeliajOpen DatatenderTirana Parking

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Plagosja në Fier/ Gjyshja e autorit: Nipi vuan nga probleme mendore

Plagosja në Fier/ Gjyshja e autorit: Nipi vuan nga probleme mendore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar
Aktualitet

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

11:52 - 01/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së...

Lexo më shumë
Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26
Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:33 - 01/10/26
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com