GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Durrës/ 17-vjeçarja humbi jetën nga bakteri i rrallë, gjurmohen personat që kanë pasur kontakte me të

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrës/ 17-vjeçarja humbi jetën nga bakteri i rrallë, gjurmohen personat që kanë pasur kontakte me të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas humbjes së jetës së një 17-vjeçareje nga Durrësi për shkak të meningitit akut, kanë nisur menjëherë masat profilaktike për personelin mjekësor të Urgjencës Spitalore të Durrësit dhe familjarët e saj.

Ndërkohë, pritet përfundimi i analizave laboratorike në ISHP për të përcaktuar nëntipin e saktë të shtamit, gjë që do të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut dhe ndalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje infektive.

Zyra Vendore e Arsimit në Durrës bën me dije se masa po merren edhe në gjimnazin “Leonik Tomeo,” ku mësonte 17-vjeçarja. Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me të. Gjimnazistja humbi jetën në shërbimin infektiv të QSUT, pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.

Ajo u paraqit të shtunën në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit me simptoma të ndryshme, si dhimbje koke dhe të vjella. Me gjithë përpjekjet për trajtim dhe transferimin e saj në QSUT, vajza nuk arriti të mbijetojë.

Mjekët e spitalit të Durrësit, jashtë kamerave, kanë deklaruar se kjo formë e meningitit nuk ishte shfaqur prej kohësh në qytet. Autoritetet shëndetësore po hetojnë për të kuptuar burimin dhe për të parandaluar raste të tjera.

Ndërsa ka pasiguri dhe shqetësim në komunitet, Njësia Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës nuk ka dhënë asnjë njoftim për media mbi masat e marra.

Sipas mjekëve, kjo formë e rëndë e meningitit shfaqet për herë të parë pas shumë vitesh në Durrës dhe rikthen vëmendjen te domosdoshmëria për forcimin e masave parandaluese në mbrojtje të shëndetit publik.

/Top Channel/

Etiketa: Durrësmeningiti akut

Lajme të lidhura

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Para
Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do rimbursohet për TVSH e produkteve

Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do rimbursohet për TVSH e produkteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26

Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajmëruar në kryeqytet. Me protestën...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com