GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kallëzohet në SPAK Ermal Kapllanaj i Policisë Bashkiake – Akuzat

12:46 - 16/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Kapllanit i dalin disa fjalë “me zarar” në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatja dhe anëtarja e Kryesisë së PD-së, Adriana Kalaja, ka bërë një denoncim në SPAK për disa zyrtarë dhe persona të lidhur me ta, mes tyre ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Kalaja sqaroi për gazetarët se kallëzimi për bërë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv edhe pastrimit të parave.

Ajo u shpreh se Ermal Kapllanaj nuk ka zbatuar detyrimin lidhor për të deklaruar pasurinë dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave me të cilat vjehrri i ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë ka blerë aksione në një biznes të tipit supermarket.

“Sipas denoncimeve që na kanë mbërritur në PD, ish-drejtuesi i policisë bashkiake për një periudhë 7-vjeçare që ka qenë në krye të policisë bashkiake, ka refuzuar të deklarojë pasurinë qoftë të tijën, qoftë të personave të lidhur me të. Por mbi të gjitha sipas po këtyre denoncimeve, vjehrri i Ermal Kapllanajt është futur me 33 përqind në vitin 2020 në një nga supermarketet më të fuqishme që veprojnë në vend dhe ne kemi ngritur dyshime të arsyeshme se jemi përpara jo vetëm konsumimit të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv, por edhe pastrimit të produkteve të veprave penale, sepse nuk na rezulton që vjehrri i Ermal Kapllanajt të kishte një pasuri të tillë që të mund të blinte 33 përqind të aksioneve të këtij rrjeti supermarketesh”, tha.

Avokatja shtoi tha se “kemi evidentuar që nuk ka funksionuar as kontrolli i brendshëm brenda bashkisë Tiranë lidhur me deklarimin e pasurisë, i cili është një detyrim ligjor.

“Dhe nga ana tjetër, tha më tej, i njëjti fenomen ka ndodhur edhe pranë ILDKPKI ku nuk ka pasur një iniciativë për kontrolle të tilla dhe nuk ka asnjë procedim disiplinor në rastin kur funksionarë të ndryshëm siç është zoti Kapllanaj refuzojnë të deklarojnë pasuritë e tyre dhe personave të lidhur me to.”

Ajo akuzoi për prishje të paligjshme të objekteve, si dhe paligjshmëri në aksionin e ndërmarrë nga policia bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë në rrugët e Tiranës. Përdorimi i dhunës ndaj tyre është pasqyruar shpeshherë në media e rrjetet sociale. Më herët, PD ka denoncuar publikisht se aksionet e dhunshme ndaj tregtarëve ambulantë ishin pjesë e një skemë për përfitime personale të Kapllanajt.

“I gjithë publiku është dëshmitar sesi zoti Kapllanaj gjatë gjithë periudhës kur ka ushtruar detyrën si drejtues i policisë bashkiake ka kryer veprime të dhunshme arbitrate, në kundërshtim me ligjin, me disa njerëz, nëna, gra, të cilat endeshin trotuare të ndryshme për mbijetesë, për të shitur një tufë majdanozi apo tufë spinaq”, tha Kalaja.

“Nga ana tjetër, kemi parë të gjithë si janë kryer veprime arbitrare në prishjen e objekteve gjoja pa leje, por në fakt ka qenë e kundërta. Është shkuar në banesa të ndryshme pa vendime gjykatash”, shtoi ajo.

“Të gjitha këto, në këndvështrim të ligjit dhe dokumentave që paraqesim sot kanë krijuar dyshime të arsyeshme, madje dhe bindje përtej dyshimit të arsyeshëm se jemi përpara konsumimit të gjithë veprave penale për të cilat ne kallëzojmë Ermal Kapllanajn, Erion Veliajn, familjarë të lidhur me Ermal Kapllanajn dhe drejtuesit e lartë të ILDKPKI”, përfundoi Kalaja.

Rreth dy muaj më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj largoi pas 7 vitesh në detyrë si kreu i Policisë Bashkiake Ermal Kapllanajn, për ta zëvendësuar me Toni Benin.

Etiketa: Ermal KapllanajKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua
Aktualitet

Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua

14:18 - 26/03/26
Berisha: Rama po varros vendimin për Lubinë! Emri i saj është i ndaluar të përdoret në studiot televizive
Aktualitet

Berisha: Rama po varros vendimin për Lubinë! Emri i saj është i ndaluar të përdoret në studiot televizive

13:56 - 26/03/26
Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë pasi denoncoi Ramën dhe bashkëshorten e tij
Aktualitet

Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë pasi denoncoi Ramën dhe bashkëshorten e tij

13:47 - 26/03/26
Para
Ironizon Kryemadhi: Punë e madhe se m’i morën vilat, do jetoj në çadër

Ironizon Kryemadhi: Punë e madhe se m’i morën vilat, do jetoj në çadër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua
Aktualitet

Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua

14:18 - 26/03/26

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të...

Lexo më shumë
Berisha: Rama po varros vendimin për Lubinë! Emri i saj është i ndaluar të përdoret në studiot televizive

Berisha: Rama po varros vendimin për Lubinë! Emri i saj është i ndaluar të përdoret në studiot televizive

13:56 - 26/03/26
Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë pasi denoncoi Ramën dhe bashkëshorten e tij

Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë pasi denoncoi Ramën dhe bashkëshorten e tij

13:47 - 26/03/26
“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni

“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni

13:28 - 26/03/26
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!

Këlliçi: Ka nisur një eksod tjetër për shqiptarët, shkojnë te vendet fqinje për të blerë naftë e ushqime

13:13 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com