GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

SPAK e ka nën hetim, Leonard Hide sfidon me tendera pa garë, i jep 30 MLN lekë Isuf Meçit

12:17 - 17/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK e ka nën hetim, Leonard Hide sfidon me tendera pa garë, i jep 30 MLN lekë Isuf Meçit

SPAK e ka nën hetim, Leonard Hide sfidon me tendera pa garë, i jep 30 MLN lekë Isuf Meçit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, edhe pse ka një dosje të hapur në SPAK, nuk heziton të shpërdorojë paratë me postin e që i është besuar. Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e Kuq” në kontratën e fundit të firmosur nga Hide, të mbushur plot me shkelje.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Ndërhyrje në shtëpinë e të moshuarve Libohovë’, me fond limit 30 milionë lekë. Nuk ka dokument shoqërues që të paracaktojë ndërhyrjet konkrete që do të bëhen në këtë institucion, por bëhet fjalë për riparimin e godinës.

Shtëpia e të moshuarve në Libohovë është ndërtuar që në vitin 2016 dhe për 8 vite qenka bërë për rikonstruksion.

Në ndërtesë nuk u bë asnjë ndërhyrje edhe pas periudhës së Covid-19 ku u karantinuan emigrantë që ktheheshin nga Greqia.

Është e habitshme që shtëpia është në këtë situatë, sepse shpesh ka përfituar investime nga projekte të ndryshme që është përfshirë. Më i fundit ishte projekti “Një vatër e ngrohtë përtej sfidave të moshës dhe pamundësisë” nga Fondi Social, një bashkëfinancim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Hide e shpalli këtë tender më datë 21 tetor 2024, ndërsa “gara” ka qëndruar e hapur formalisht deri më  6 tetor dhe 20 ditë më pas është shpallur është shpallur fituesi.

Gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar dy oferta për tenderin, nga “EUROBETON” sh.p.k dhe “TEA-D” shpk, ku kjo e fundit u skualifikua, menjëherë pasi 3 punonjës i ka të angazhuar në një tjetër projekt.

Duke qenë se mbeti në garë vetëm firma “Eurobeton”, procedurat duheshin pezulluar për mungesë konkurrence.

Por Hides favorizoi kompaninë e paracaktuar për të marrë fondin. Prandaj më datë 10 dhjetor 2024 është bërë publike kontrata që iu dha kompanisë me ofertën më të shtrenjtë dhe pa një garë e rregullt. Isuf Meçi, pronar i “Erobeton” ka marrë kohët e fundit 27 kontrata publike, të gjitha nga institucionet në Gjirokastër dhe shumica me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit, sipas vlerësimit të Open Data Albania.

Skandalet

Hide nuk i trembet  këtyre “flamujve” me sa duket, pasi ka shpëtuar nga skandale edhe më të mëdha .

Kujtojmë se në mars të vitit 2023, Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës paraqitej në seancat paraprake në Gjykatën e Posaçme, pasi akuzohej nga SPAK për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

Hide dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Dyshimet janë gjithashtu se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe disa punonjës të tjerë policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”.

Hide mori mandatin si kryebashkiak i Libohovës, nga zgjedhjet lokale të majit të vitit 2023, ku fitoi me 1401 vota përkundrejt kundërshtarit të tij.

Por pavarësisht këtyre akuzave, KQZ  vendosi  të lejojë vijimin e mandatit të Leonard Hides, i cili tani po bën namin me tenderat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: akzuabashkia libohoveLeonard Hideopen data albaniashperdorim detyresplaktender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Edlira Cufi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Edlira Cufi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com