GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet ndaj Veliajt/ Zbardhen vilat e vëllait të kryebashkiakut, SPAK: Si funksionon skema e korrupsionit

13:28 - 17/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi i Gjykatës së Posaçme që ka aprovuar ushtrimin e kontrolleve personale dhe të banesave të familjarëve të kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe disa bizneseve, kanë zbardhur detaje rreth hetimit.

Procedimi penal për Veliaj është regjistruar nga SPAK gjatë këtij viti mbi bazën e një kallëzimi penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, sipas SPAK, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, vlerëson prokuroria, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë.

“Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme”, thotë SPAK.

Kontrollet, familja Veliaj me biznese dhe vila

Në kuadër të hetimit, më 5 Dhjetor, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës lejimin e kontrolleve personale të familjarëve të Veliajt dhe personave të tjerë që sipas SPAK, janë të lidhur me kryebashkiakun.

Ata janë: bashkëshortja Ajola Xoxa, vëllai Arbër Veliaj, biznesmenët Elman Abule, Marisa Nito e Adela Kondakçiu, si dhe Driant Zeneli.

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar lejimin e kontrollit të zyrave të disa shoqërive dhe OJF-ve.

Bëhet fjalë për:

  • “PARTNERS LAW” SHPK në pronësi të Ajola Xoxës;
  • Dy zyra të “Nan Gallery” SHPK që zotërohet nga qendra “Harabel” e Ajola Xoxës;
  • Zyrat e “Qendrës Harabel” me administrator Driant Zenelin;
  • “Ava Studio” SHPK, me administrator Valbona Xoxa dhe të njëjtën adresë si “Qendra Harabel”;
  • “Gogel” SHPK, që ka pasur bashkëpronar Arbër Veliajn, vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës;
  • “Rametal SHPK” me administrator Elman Abulen, biznesmen i njohur për lidhjet me Veliajn, i cili është nën hetim për pastrim parash nga prokuroria e Tiranës;
  • Personi fizik “Adela Kondakçiu”.

SPAK ka kërkuar gjithashtu lejimin e kontrolleve në disa banesa, dy prej të cilave në pronësi të vëllait të Veliajt – një apartament dupleks te rezidenca “Kodra e Diellit” në Tiranë me sipërfaqe totale 112.3 m2; një vilë në Qerret me sipërfaqe totale 446.6 m2 (nga të cilat truall 446.6 m2 truall dhe ndërtesë 80.42 m2), si dhe një tjetër vilë në Qerret me sipërfaqe 494 m2, në pronësi të firmës “AGI KONS” , që sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka qenë në pronësi të Gentjan Sulës deri në 10 Dhjetor të këtij viti. Dy vilat në Qerret janë ngjitur me njera-tjetrën.

Kontrollet, ka argumentuar SPAK në gjykatë, “kanë qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshire prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparate celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj)”.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Në 19 dhjetor studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Qeveria na mashtroi

Në 19 dhjetor studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Qeveria na mashtroi

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com