GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mbylli dosjen 184 të krimit elektoral në Dibër, prokurorja Keshi ngrihet në detyrë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbylli dosjen 184 të krimit elektoral në Dibër, prokurorja Keshi ngrihet në detyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar promovimin e prokurores Esmeralda Keshi nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas kryetares së Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja, kjo prokurore ka mbyllur dosjen e krimit elektoral 184, të vjedhjes së votave në Dibër.

Deklaratë për media Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja

Znj. Esmeralda Keshi është emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në vitin 2019 si anëtare magjistrate të këtij Këshilli. Ajo vinte në KLP në vitin 2019 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Pas përfundimit të mandatit si anëtare e KLP-së, është emëruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila për nga pozicioni organizativ është një prokurori më e lartë dhe me rëndësi strategjike më të madhe se Prokuroria ku ushtronte detyrën para emërimit në KLP.

Përveç të tjerave, në nenin 60 pika 7 e Ligjit ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’ i ndryshuar, sanksionohet se:

‘7. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikat e këtij neni, magjistrati që është anëtar i Këshillit, përjashtohet nga konkurrimi në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit, si dhe tre vjet nga mbarimi i këtij mandate’.

Pra sa më sipër, emërimet e të dy këtyre prokurorëve, ashtu edhe si shumica pas vitit 2017, janë bërë me qëllim kapjen e sistemit, nëpërmjet magjistratëve, që janë pjesë osë mbështetës të Partisë Socialiste.

Kështu, Esmeralda Keshi, njihet si prokurorja e Dibrës që mbylli dosjen 184, e për këtë arsye, u ‘gradua’ në mënyrë antiligjore nga Ulsi Manja e të tjerë.

Po ashtu, në kundërshtim me nenin 60, të Ligjit ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’ i ndryshuar, në përfundim të mandatit të saj të përkohshme si anëtare e KLP-së, emërohet jo vetëm për t`i shërbyer bandës rilindase por edhe për të shfaqur një sjellje armiqësore dhe antiligjore ndaj të gjithë protestuesve në cështjet e të cilëve kësaj prokuroreje i takon të jetë .

Kjo po ndodh në rastin e anëtarit të Partisë Demokratike Thumanë, Sokol Bushkolaj, i cili është i arrestuar për protestën e datës 28 maj para Bashkisë Tiranë, dhe mbahet në burg me veprime arbitrare dhe të kundraligjshme, duke mos i mbyllur dosjen e cuar në gjykatë.

Prokurorja e rilindur nga Ulsiu, nuk e sheh të arsyeshme të marrë në konsideratë as faktin se Sokoli, përveçse proteston për të drejtat e tij kushtetuese, është kryefamiljar, me katër fëmijë dhe gruan e papunë.

Lidhur me këto veprime në kundërshtim me detyrën, antiligjore dhe arbitrare të prokurores Keshi, i jemi drejtuar me një ankesë Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

U bëjmë thirrje këtyre organeve, të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të ndëshkojnë cdo shkelës dhe abuzues të ligjit.

gijotina.com/

Etiketa: dosja 184Kryesore1

Lajme të lidhura

“Shkuan në Strasburg të luanin letra!” Muçi- Ballës: Dridhuni, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare
Aktualitet

“Shkuan në Strasburg të luanin letra!” Muçi- Ballës: Dridhuni, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

10:53 - 13/07/26
Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)

10:42 - 13/07/26
Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon
Aktualitet

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

10:27 - 13/07/26
Para
S’i japin fondin për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, gruaja nga Thumana proteston para Ministrisë

S'i japin fondin për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, gruaja nga Thumana proteston para Ministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shkuan në Strasburg të luanin letra!” Muçi- Ballës: Dridhuni, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare
Aktualitet

“Shkuan në Strasburg të luanin letra!” Muçi- Ballës: Dridhuni, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

10:53 - 13/07/26

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi theksoi se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tenton të tallet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)

10:42 - 13/07/26
Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

10:27 - 13/07/26
‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

09:57 - 13/07/26
Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com