GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zëri i Amerikës: Kosova në 2021, vit zgjedhjesh e tensionesh me Serbinë

22:03 - 29/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëri i Amerikës: Kosova në 2021, vit zgjedhjesh e tensionesh me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet për pushtetin qendror dhe atë komunal, tensionet e larta me Serbinë dhe pandemia e COVID-19, karakterizuan vitin 2021 në Kosovë.

Në fillim të janarit parlamenti u shpërnda dhe më 14 shkurt Kosova mbajti zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 50 për qind të votave.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe udhëheqësja e listës Guxo, Vjosa Osmani, i cilësuan zgjedhjet një referendum.

“Rruga përpara është e gjatë. Do të kemi pengesa dhe do të bëjmë ndonjë gabim. Por, qëllimin e kemi të mirë e fisnik dhe unë çdoherë do të jem i hapur me ju dhe përherë do të argumentojmë dhe arsyetojmë secilin vendim”, tha zoti Kurti.

“Ky është kapitull i punëve që do të kryhen, është mandat kur ne nderojmë historinë tonë të përbashkët, kur ne e garantojmë mirëqenien, e luftojmë me ngulm dhe pa kompromis korrupsionin, sigurojmë drejtësinë dhe punojmë me zell të madh për barazinë”, tha zonja Osmani.

Zoti Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës më 22 mars.

Me 4 prill, parlamenti i Kosovës zgjodhi me 71 vota zonjën Vjosa Osmani presidente të re të Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, duke shmangur një krizë politike që dukej në horizont, e që mund ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Kosova mbajti zgjedhjet për pushtetin komunal, që u panë si sprovë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe lëvizjen e tij.

Rezultatet e tyre dolën më ndryshe nga ato të zgjedhjeve të përgjithshme. Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, fitoi në gjithsej katër komuna dhe humbi në Prishtinë, ku fituese doli Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bisedimet me Serbinë – përparim i paktë, tensione të larta

Kundërshtar i rreptë i zhvillimeve në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, kryeministri Kurti tha pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit se bisedimet nuk janë përparësi e tij.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës pak ditë pas zgjedhjeve, ai tha se nuk e do shmangien e bisedimeve e as nënçmimin e rëndësisë së tyre, por…“në bazë të të gjitha matjeve të opinionit publik në Kosovë, kur i pyet qytetarët se çfarë rëndësie i jepni dialogut me Serbinë, është zakonisht në vendin e gjashtë apo shtatë. Unë do të mund ta bëjë, le të themi një koncesion dhe ta sjellë atë në vendin e katërt pas drejtësisë, punësimit dhe pandemisë, por nuk mund ta sjellë në top dy prioritetet”, tha ai.

Etiketa: KosovaSerbiatensioneZeri AmerikesZgjedhjet

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Vuçiç reagon për deklaratën e Kurtit për mos lejimin e referendumit serb në Kosovë

Vuçiç reagon për deklaratën e Kurtit për mos lejimin e referendumit serb në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com