GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i jep pa garë Genci Likoskëndajt 190 MLN lekë nga arka e UKT-së

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj i jep pa garë Genci Likoskëndajt 190 MLN lekë nga arka e UKT-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ujësjellës Kanalizime Tiranë është një nga qendrat më të nxehta të korrupsionit që ka lidhje me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Pasi drejtorit Elton Kacidhja i doli emri në whatsApp-et e drejtorëve të kompanisë “5D”, që janë të arrestuar nga SPAK, Veliaj bëri një rokadë drejtuesish. Kjo ndodhi më 25 tetor 2024. Kështu, në krye të Ujësjellësit u vu Elda Muçi. Pa u ulur mirë në ndenjësen e drejtorit, Muçi qenka zëvendësuar nga një njeri tjetër i besuar i Veliajt. Në QKB, qysh nga data 5 dhjetor 2024 rezulton se administrator i UKT është emëruar Kostandin Budurushi.

Por pavarësisht se kush është drejtor në ujësjellës, tashmë mekanizmi është mësuar: Kryetari i Bashkisë urdhëron për çdo tender, ndërsa administratorët vetëm firmosin.

Dhe puna e saj e parë që ka bërë Muçi ka qenë të firmos tender. Po flasim për prokurimin me objekt “ Rinovimi i Suportit të Infrastrukturës Qendrore të UKT sh.a ”. Duhen të bëhen riparime sistemi dhe për këtë do të shpenzohen 190 milionë lekë. Në fakt, ky është një nga ato investime që lënë të dyshohet se shkon në xhepat e zyrtarëve.

 

Prokurimi kishte nisur si ide nga paraardhësi i Muçit, Kacidhja që më 16 tetor, por gara është mbajtur më 18 nëntor, kur Elda ishte komanduar në këtë detyrë.

Në këtë periudhë vetëm firma   C.C.S. SHPK kishte dorëzuar një ofertë më vlerë 181 milionë lekë  (pa TVSH) dhe dukshëm nuk ishin plotësuar kriteret për të vazhduar me procedurat më tej për të zhvilluar një garë. Epo Muçi, Kacidhja, Budurushi dhe cilido tjetër që ulet aty, do ta firmoste tenderin pa garë, sepse janë direktivat e Erion Veliajt.

Më 2 dhjetor 2024, Muçi ose Budurushi, ka mbyllur procedurat për këtë tender, pra është firmosur kontrata që ishte përgatitur me kohë nga UKT dhe firma   C.C.S. SHPK.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë këtu se ish kreu i UKT, Elton Kacidhja është nënë hetim nga SPAK, ai është thirrur disa herë nga prokuroria ku është mbajtur më orë të tëra për t’u marrë në pyetje. Ende nuk dihet se ç’po ndodh, por ajo që dihet qartë është se edhe drejtoresha e re, edhe drejtori aktual nuk firmosin çdo gjë që u vjen nga lart.

Ndërkaq firma “C.C.S. shpk” është bërë e njohur për tenderët pa garë që merr nga AKSHI, gjithmonë janë kontratat me vlerë të lartë. Biznesmeni Genci Likoskëndaj është pronar në disa kompani. Konkretisht ai ka aksione në kompanitë si më poshtë “C.C.S. OFFICE”, “TETRA SOLUTION”, “CLICK” dhe “eOn”. Me këto firma sipas rastit ka përfituar disa tenderë nga institucionet publike me shifra të majme. Më së shumti Likoskëndaj ka marrë tenderë për shërbime në Autoritetin Portual Durrës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimElton KacidhjaMucitenderUKT

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit e Martin Canit kërkojnë dorëheqjen e ministres dhe kryeministrit: Turp të të vijë Ogerta Manastirliu!

Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit e Martin Canit kërkojnë dorëheqjen e ministres dhe kryeministrit: Turp të të vijë Ogerta Manastirliu!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

Studenti Aurel Kujtimi, në një lidhje live në emisionin Prime News24 komentoi protestën e studentëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë....

Lexo më shumë
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

21:14 - 20/10/26
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com