GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit e Martin Canit kërkojnë dorëheqjen e ministres dhe kryeministrit: Turp të të vijë Ogerta Manastirliu!

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit e Martin Canit kërkojnë dorëheqjen e ministres dhe kryeministrit: Turp të të vijë Ogerta Manastirliu!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot bëhet një muaj nga ngjarja tragjike jashtë shkollës “Fan Noli”, ku u vra me thikë 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Këtë të mërkurë, qytetarë u ngritën sërish në protestë, teksa kërkuan drejtësi për Martinin dhe më shumë siguri në shkolla.

Fillimisht ata kanë shkuar pranë shkollës Fan Noli ku kanë vendosur tëndafila dhe kanë ndezur qirinj, ndërsa më tej marshuan për te Ministria e Arsimit.

Në fjalën e saj, mamaja e Martinit, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk mbrojtën dot vogëlushin e saj. Nëna e Martinit kërkoi dorëheqjen duke nisur nga institucionet e shkollës të cilat nuk funksionuan deri tek ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama të cilët i bëri përgjegjës për humbjen e të birit.

“E kam rritur me vuajtje. Por ma morën ëndrrat, shpresën, jetën, më morën gjithçka që kisha. Kërkojmë me shpirt të japin gjithë dorëheqjen nga dera e shkollës deri në ministri deri te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti Martinin. Martini ishte i qeshur dhe i përpiktë në gjithçka. Të hiqet ministrja. Dua dorëheqjen e ministres. Ku ishte mësuesja kujdestare. Nuk bënë asgjë për ti ndarë me Marion. Dua drejtësi për Martinin dhe Luisin. Luisi është djali im tani. Shyqyr na fali zoti atë. Turp të të vijë Ogerta Manastirliu!  Nuk erdhe të thoshe as ngushëllime! Të japë dorëheqjen ai që nuk është i aftë për punën. E kam rritur me vuajtje kam qëndruar pa punë vetë vetëm që ta rris dhe ta edukoj Martinin. Por ma morën, ja morën ëndrrat. Ma morën shpresën, më morën jetën gjithçka që kisha. Kërkojmë me thellësinë e shpirtit të japin të gjithë dorëheqjen, kushdo që nuk e mbrojti Martinin”, tha e ëma e vogëlushit të vrarë.

“Ishte një fëmijë i buzëqeshur, nuk kam fjalë ta përshkruar. Ishte i veçantë, kishte ëndrra të mëdha, shkonte çdo ditë në ndeshje, kishte ëndrra thoshte ‘do të bëhem si Ronaldo’. Nuk ishte ashtu si shkoi kjo historia, vetëm lot kam, vetëm qaj dhe rënkoj. Ku janë nënat, nuk jam vetëm nëna e Martinit, por e gjithë fëmijët. Zemra ime është e thyer, por Martinat e tjerë të mbrohen” shtoi nëna e Martinit.

Ndërkaq, babai i 14-vjeçarit të vrarë, tha në emision televiziv se se “përveç shqiptarëve këtu dhe nëpër botë, askush nuk i është ofruar për ndihmë”.

Ai rrëfeu se vëllai i Martinit ende nuk e di për humbjen e tij.

“Në ditën e varrimit e patëm dërguar te mitë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim. Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruar. Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht”, tha.

“E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë”, shtoi, duke iu referuar një letre dërguar ambasadës amerikane një ditë më parë.

Më tej, ai kërkoi dorëheqjen e përgjegjësve për ngjarjen dhe shtoi se nuk e ka parë videon e konfliktit, që sipas policisë vërteton se ishte vetëm një autor që goditi me thikë 14-vjeçarin e ndjerë dhe bashkëmoshatarin e tij, që mbeti i plagosur.

“Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri. Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen. Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë martinat e tjerë. Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë”– u shpreh babai i Martinit.

Etiketa: Kryesore1Martin CaniOgerta Manastirliuvrasja e 14-vjeccarit

Lajme të lidhura

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit
Aktualitet

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Para
Masivi i gurëve zuri poshtë punëtorin në Berat, arrestohet investitorja e objektit

Akuzohet se ngacmoi një të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26

Një aksident  automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës. Në aksident janë...

Lexo më shumë
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com