Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve po mbahet nata finale e Festivalit të Këngës.
“Triumfi i jetës” kënduar nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi është vlerësuar me çmimin orkestra e RTSH “Ferdinand Deda”.
Në fjalën e tij, Stefi u shpreh i emocionuar për çmimin dhe vlerësimin nga 45 muzikantë të talentuar.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruajtur Zhljana Jorganxhi, me muzikë të Jetmir Barbullushit dhe orkestrim nga Shpëtim Saraçi.
Discussion about this post