GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siguria në shkolla/ Manastirliu nuk dorëhiqet, por njofton bllokimin e TikTok-ut

13:36 - 21/12/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhurimi i gjakut, merret vendimi i rëndësishëm për punonjësit e administratës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ogerta Manastirliu ka injoruar thirrjet për dorëheqjen e saj si ministre e Arsimit nga prindërit e fëmijëve, gjatë protestave që këta të fundit kanë zhvilluar te Ministria e Arsimit javët e fundit.

Në vend të kësaj, ministrja ka njoftuar bllokimin e “TiikTok”, një masë që ishte paralajmëruar më herët nga qeveria, por që gjithsesi është parë me skepticizëm.

Në një aktivitet për “prezantimin e Planit te Ri të Veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë”, ajo tha se bllokimi i rrjetit social ishte një prej masave. “Në një kohë kur sfidat teknologjike janë të pashmangshme, siguria fizike dhe digjitale është prioritet. Për rritjen e kësaj sigurie kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI”, tha ministrja, pa dhën afate se kur bllokimi do të hynte në fuqi.

Masa të tjerë përfshijnë monitorim të shkollës me kamera dhe rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë.

“Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre. Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500, dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve”, shtoi ministrja.

“Jemi të ndërgjegjshëm se tek nxënësit po rritet nevoja për mbështetje multidisiplinare, sidomos për sa i përket mbështetjes psiko-emocionale dhe adresimit të shqetësimeve të moshës. Për këtë arsye, kemi planifikuar shtimin e 350 punonjësve psikosocialë, duke arritur në 1,200 brenda dy viteve të ardhshme. Bashkë me partnerët tanë të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, do të ngremë një Rrjet Kombëtar për Sigurinë Online, që do të ndihmojë në mbrojtjen digjitale të nxënësve. Nuk mund të ketë siguri pa edukim. Miratimi i Kodit të Ri të Etikës për mësuesit, fuqizimi i Këshillave të Prindërve dhe organizimi i Kuvendeve Rajonale periodike janë hapa thelbësorë për të ndërtuar një front të përbashkët në edukimin e fëmijëve. Gjithashtu, përmirësimi i kurrikulave dhe teksteve të Edukimit Qytetar, Digjital dhe Ligjor do të ndihmojë në formimin e një brezi më të ndërgjegjësuar dhe më të përgjegjshëm”, tha më tej.

“Do të zgjerojmë programet ‘Shkolla Qendër Komunitare’ dhe ‘Ekipet Sportive në Shkolla’, duke përfshirë mbi 20,000 nxënës në aktivitete jashtëshkollore sportive. Nga viti 2025 do të pilotojmë shkollat verore në Tiranë, për të siguruar që fëmijët të kenë hapësira të sigurta edhe jashtë orarit mësimor. Ky plan nuk mund të jetë i suksesshëm pa ju, të dashur prindër. Ju jeni partnerët më të ngushtë të mësuesit dhe kontributi juaj është i pazëvendësueshëm për të ndërtuar shkolla të sigurta dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, përfundoi ajo.

Protesta janë zhvilluar në Tiranë dhe rrethe pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku ai mësonte. I mituri u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar. Prindërit kanë kërkuar rritje të sigurisë në shkolla për fëmijët e tyre si dhe dorëheqjen e ministres Manastirliu.

Kërkesa u artikulua edhe në protestën e fundit te Ministria e Arsimit nga prindërit e viktimës, të cilët kërkuan dorëheqjen e të gjithë personave që nuk zbatuan detyrat, nga mësuesja kujdestare, te drejtoresha e shkollës, ministrja Manastirliu e kryeministri Rama.

Gjithashtu, prindërit e Martin Canit kanë ngritur edhe akuza ndaj autoriteteve për fshehjen e ngjarjes, pas dëshmisë së 14-vjeçarit tjetër të plagosur, i cili u shpreh se ishin dy persona që goditën me thikë.

Policia nga ana tjetër, por edhe kryeministri Edi Rama, këmbëngulin se goditësi ishte vetëm një, tashmë i arrestuar.

Blutë janë shprehur se kanë prova filmike që vërtetojnë versionin e tyre, megjithatë refuzojnë ti bëjnë publike në kuadër të transparencës. I ati i 14-vjeçarit të vrarë ka pohuar se as atij nuk i janë treguar pamjet në fjalë.

Lexo edhe:

Rama mbështet Manastirliun: S’ka dorëheqje, TikTok do mbyllet për 1 vit

Etiketa: Kryesore1Ogerta Manastirliutiktok

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Drejtori i Policisë së Kosovës: Serbia ka dirigjuar sulmin e 29 nëntorit

Drejtori i Policisë së Kosovës: Serbia ka dirigjuar sulmin e 29 nëntorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com