GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandalet për aksin Milot-Balldre/ Balluku rihap garën me fond 365 mln euro, rruga me pagesë

12:34 - 23/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Procedura e hapur pak ditë më parë dhe që pritet të zhvillohet më 17 shkurt ka si objekt Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” dhe Lloji i Kontratës “Punë”.

Procedura e hapur pak ditë më parë dhe që pritet të zhvillohet më 17 shkurt ka si objekt Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” dhe Lloji i Kontratës “Punë”.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa banorët presin rrugën nuk kanë të mbaruar skandalet dhe vjedhjet për aksin Milot- Balldre. Më 19 dhjetor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me në krye Belinda Ballukun ka shpallur të hapur garën. Kjo është procedura e dytë që hapet për këtë aks rrugor, planet për të cilin kanë nisur që nga vitit 2018. Kujtojmë se një muaj me parë Balluku paralajmëroi se gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe do të hapet një tjetër procedurë, duke theksuar se rruga do të jetë me pagesë.

“Në muajin dhjetor lançohet gara për koncesionin bazuar në instrumentin e pagesës nga qytetarët, që pjesa Milot -Balldre dhe Balldren-kufiri i Malit të Zi, do jenë pjesë e koncesionit të korridorit blu. Kjo është gara e dytë që do të hapet për këtë koncesion, u fitua nga kompania ANK por u anulua e cila bëri propozimin e pakërkuar”, u shpreh në nëntor Balluku.

Gara për këtë projekt u hap në vitin 2018 pas një oferte të pakërkuar që bëri aso kohe kompania ANK e cila u shpall edhe fituese e këtij segmenti që ka gjatësi rreth 17 kilometra, ku vlera e tenderit ishte 161.5 milionë euro dhe kontrata PPP do të zgjaste 13 vite.

 

 

Pas një rinegocimi pa garë të interesave , vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH.

Por, sërish nuk është bërë asgjë dhe deri më sot askush nuk po mban përgjegjësi.

Procedura e re

E vetmja gjë që bënë balluku është të hapa koncesione për këtë rrugë me afat dhe fond të shtuar. Procedura e hapur pak ditë më parë dhe që pritet të zhvillohet më 17 shkurt ka si objekt Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” dhe Lloji i Kontratës “Punë”. Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, vlera totale e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e koncesionit do të jetë 35 vjet.

 

 

 

Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km dhe duke marrë në konsideratë vlerën e shtuar a shuma maksimale që do të paguhet nga buxheti i shtetit  shkon gati 44 milionë euro më shumë  sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometër.

Ndërsa na pritet të shohim kush do të jetë kompania fatlume që Balluku do i bëjë dhuratë këtë kontratë në nisjen e vitit të ri.

Pse BE tërhoqi fondin?!

Kujtojmë se më datë 7 nëntor të vitit 2018 në një mbledhje ku po diskutohej korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor të administruara nga The Western Balkans Investment Frameëork (WBIF) u vendos që Shqipërisë t’i kërkohej të kthente 350 mijë euro që i kishte marrë për studimin e fizibilitetit për By-pasin e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP.

Në nëntor të vitit 2018, pak pas fitimit të tenderit nga Kompania ANK, WBIF anuloi projektin për studimin e fizibilitetit të bypass-it të Lezhës, pasi BERZH nuk aprovonte dhënien e procedurës me koncesion.

Madje në raportin e fundit të  ‘Tranzicionit 2019-2020’  BERZH është treguar e ashpër ndaj projekteve me partneritet publik privat (PPP), që ka ndërmarrë gjerësisht qeveria shqiptare.

Banka ka paralajmëruar se këto projekte mund të kenë kosto sociale, ekspozojnë qeverinë ndaj rreziqeve dhe për më tepër u janë dhënë pa konkurrencë firmave që kanë kapacitete të ulëta financiare, në raport me madhësinë e projektit.

 

“PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara), pa një nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit. Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara”, tha BERZH.

Këto kritika nuk u morën parasysh, pasi Ballukut i intereson shpenzimi i fondeve nga ku mund të përfitojë edhe vetë. Ndërkohë qytetarët përveç se do të paguajnë këtë 365 mln euro për procedurën do të paguajnë më pas koncesionarin sa herë do duhet të kalojnë në atë rrugë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: 19 dhjetor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me në krye Belind Ballukun ka shpallur të hapur garën. Kjo është procedura e dytë që hapet për këtë aks rrugoranulim fondeshBERZHfondekoncesionekritikamirembajtjendertimopen data albaniaoperimplanet për të cilin kanë nisur që nga vitit 2018.PPPProcedura e hapur pak ditë më parë dhe që pritet të zhvillohet më 17 shkurt ka si objekt Projektimrehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” dhe Lloji i Kontratës “Punë”.

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Mbyllja e Tik Tok/ Reagon Berisha: Rama është xhelat i fjalës së lirë, u tmerrua nga…

Mbyllja e Tik Tok/ Reagon Berisha: Rama është xhelat i fjalës së lirë, u tmerrua nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com