GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Asfalti para zgjedhjeve, Benet Beci i jep 105 MLN lekë pa garë Broz Dodajt për një rrugicë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Asfalti para zgjedhjeve, Benet Beci i jep 105 MLN lekë pa garë Broz Dodajt për një rrugicë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe mbledh një dorë me vota duke gënjyer banorët me asfalt para zgjedhjeve, edhe bën biznes me tenderat. Kështu po veprohet në Bashkinë Shkodër, ku është vulosur një tjetër procedurë prokurimi me shkelje. Kryebashkiaku Benet Beci e dinte shumë mirë që disa lagje në Shkodër përmbyten sa herë bie shi për shkak të instruktuarës së keqe, por mirë që erdhën zgjedhjet dhe e zgjidhi qesen.

Tani që situata është shumë keq, Beci po hedh sytë nga këto lagje, por duke i bërë llogaritë që të përfitojë edhe një biznesi i një mikut të tij. Konkretisht bëhet fjalë për tenderin që ka si objekt “Rikonstruksion Rruga “Ernest Bushati””, një rrugicë lagjeje në zonën industriale të Shkodrës.
Vetë Beci shkruan në raportin që shoqëron procedurën se në këtë rrugicë nuk është vënë kurrë dorë, përveç ndonjë arnimi asfalti që më shumë ka qenë punë prishësh sa i përket kanalizimeve dhe gropave me ujë.

“Rruga ” Ernest Bushati” është një rruge me gjatësi rreth 278 m . Rruga aktualisht paraqitet e paasfaltuar, me gabarit te pa sistemuar për transport te organizuar me mjete motorike , me një mirëmbajtje sporadike sipas nevojës qe ka patur, çka ka bere qe deri ne shumicën e gjatësisë se saj te disponohen shtresa zhavorri te ngjeshur, ndërkohë qe kullimi i ujërave është bërë sipërfaqësor dhe/ose i paorganizuar, gjë qe sjell për pasojë që në disa segmente të këtij aksi të shfaqen rëndom gjatë periudhës se shirave pjese të mbushura me pellgje uji”, thuhet në dokumentin shoqërues.

Pikërisht tani në mes të dimrit, Beci do t’i hedhë një dorë zhavorr, 5 cm asfalt, t’i pastrojë e kanalet kulluese dhe për këto punime do të shpenzojë 105 milionë lekë.

Mënyra e zhvillimit të tenderit është e dyshimtë. Kjo për shkak se pavarësisht që u ofruan 7 kompani për të marrë pjesë në garë, në të vërtetë nuk pati konkurrencë. 6 oferta, përfshirë këtu edhe ato më të ulëtat, u skualifikuan në fazat e para, duke bërë që në fazën finale të llogaritej vetëm firma “Ndërtuesi 2000” shpk.

Duke qenë se nuk kishte konkurrentë përballë “Ndertuesi 2000” shpk, më datë më datë 7 nëntor 2024, është veçuar si fituese. Kontrata është bërë e njohur më datë 10 dhjetor, një muaj më pas, në Agjencinë e prokurimeve Publike. Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë se pronari i “Ndërtuesi 2000” shpk, Broz Dodaj, është miku i Becit që së fundmi po mbulohet me kontrata nga kryebashkiaku. Dhënia e prokurimeve me “Flamur të kuq” për Dodajn ka nisur shumë kohë më parë.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj kryetarit Beci për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Benet Beci po hetohet nga SPAK për procedurat e tenderave në detyrat që ai ka mbajtur në të kaluarën si drejtor ekzekutiv i FSHZH dhe i KESH-it.

Hetimi ka nisur pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë zbuluar mesazhe jo vetëm me zotin Beci, por edhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Infrastrukturës. Pasi janë mbledhur kontrata dhe dokumentacion, prokurorët kanë konkluduar se zoti Beci duhet të jetë person nën hetim.

©️Copyright Gijotina.comKy artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

Etiketa: benet becibroz dodajrrugetender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Balliu: Erion Veliaj, njeriu që vjedh çdo ditë qytetarët ankohet për gomat e djegura

Balliu: SPAK është bërë një institucion që pastron njollat e Erion Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja
Sport

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja

15:07 - 03/06/26

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

Lexo më shumë
‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

14:46 - 03/06/26
“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

14:15 - 03/06/26
Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

13:59 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş