GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë/ Vota e diasporës, KQZ publikon afatet

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Vota e diasporës, KQZ publikon afatet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 100 mijë votuesit e regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, do të mund të mund të votojnë më herët se qytetarët që votojnë brenda vendit më 9 shkurt 2025.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, varësisht se cilën mënyrë të votimit ka përzgjedhur votuesi jashtë Kosovës, është caktuar edhe periudha e votimit. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme u ka dhënë tri mundësi shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për të përzgjedhur se si duan të votojnë vendit.

Në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: (1) të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë; apo (3) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për KosovaPress, ka shpjeguar afatet e votimit për tri mënyrat e përcaktuara me ligj.

Duke folur për votimin në përfaqësi diplomatike, Elezi ka thënë se kjo mënyrë votimi organizohet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

“Votimi në përfaqësi diplomatike për shtetasit që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi do të zhvillohet më 8 shkurt 2025, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës. Numërimi i këtyre fletëvotimeve bëhet në Kosovë”, tha Elezi.

Për mënyrën e dytë të votimit përmes postës për votuesit që janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së, Elezi ka thënë se fillon më 9 janar dhe përfundon më 8 shkurt 2025.Për mënyrën e tretë dhe të fundit, e cila sipas KQZ-së, është mënyra që ka më së shumti votues të regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, do të fillojë më 9 janar dhe përfundon më 8 shkurt 2025.

Sipas KQZ-së, është detyrim ligjor që secilin votues i cili regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës, ta largojë nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Pra, një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës.

Këtë informacion, KQZ ua ka transmetuar individualisht çdo shtetasi që ka aplikuar dhe është regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.

Etiketa: KosoveKQZ

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Aferë në paradhomën e ministrit, SPAK zbardh abuzimet me projektimin e godinave të Policisë – Hetimet

Aferë në paradhomën e ministrit, SPAK zbardh abuzimet me projektimin e godinave të Policisë - Hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë
Aktualitet

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26

Një protestues deklaroi se ka ardhur në këtë protestë nga Greqia. Ai tha se Rama është kanceri i Shqipërisë. Protestuesi...

Lexo më shumë
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

19:43 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

19:30 - 10/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com