GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha për largimin e Veliajt: Kërkon të marrë azil politik, SHBA të marrë masa për ta kthyer…

12:54 - 30/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha për largimin e Veliajt: Kërkon të marrë azil politik, SHBA të marrë masa për ta kthyer…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka zbardhur skemën e Veliajt për udhëtimin e tij në SHBA.

Berisha ka publikuar biletën e avionit me të cilin ka udhëtuar kryebashkiaku i Tiranës, ku sipas tij bileta tregonte se kthimin nga SHBA e kishte më 18 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa hodhi akuza në adresë të tij, se po përpiqet të mbushë komunitetin ndërkombëtar me shpifje, me qëllim, marrjen e azilit.

“Natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës.

Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar.

Tani, çfarë komenti kam unë.

Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.

Dhe tani kërkon të fajësojë Velicën dhe vjehrrën, ky i ka bërë vetë, sepse del që kanë renditur aty, thuhet se kanë renditur të paktën minimumi 60 mashtrime, duke krahasuar dëshminë e parë me dëshminë e dytë të tij. Mohimet e dëshmisë së parë dhe faktimet e dëshmisë së dytë.

Pastaj thotë ma bënë me hile, më thanë je person për dijeni dhe nuk më thanë se je person në hetim. Ku ka hile kur shkon e mashtron aty, thua nuk kam llogari bankare, nuk kam këtë, nuk kam atë, çfarë hile ka aty.

Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik.

E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni.

Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. Si do shkonte për uikend ai? A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë”, u shpreh ai.

Berisha u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese amerikane që të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Tiranë nëse ai po tenton të kërkojë azil apo të devijojë fluturimin.

“U bëj thirrje organeve ligjabatuese të SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e Veliajt në Tiranë nëse ai tenton të kërkojë azil politik. Nuk mund të përdorësh SHBA si trampolinë për akte të tilla.

Kë do të takojë ai. Në bashki ka deklaruar se po shkoj se do ta zgjidh atje se këtu nuk e zgjidha dot.

Çfarë do të zgjidhë atje.

Ndaj thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e fluturimit”, tha Berisha.

Etiketa: AzilberishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut
Aktualitet

Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut

11:19 - 04/02/26
Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira
Aktualitet

Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

10:40 - 04/02/26
Para
Rama nuk tërhiqet: ‘Tik Tok’ do të mbyllet në Shqipëri brenda 6-8 javësh

Rama nuk tërhiqet: 'Tik Tok' do të mbyllet në Shqipëri brenda 6-8 javësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Lexo më shumë
Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut

Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut

11:19 - 04/02/26
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video)

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video)

11:04 - 04/02/26
Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

10:40 - 04/02/26
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

10:11 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com