GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Virusi respitaror në Kinë, ISHP: Nuk kemi raste të dyshuara në Shqipëri

në Aktualitet, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Virusi respitaror në Kinë, ISHP: Nuk kemi raste të dyshuara në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Virusi HMPV është përhapur këto ditë në Kinë, ndërsa pamjet e spitaleve me pacientë të shtruar për shkak të rëndesës së gjendjes së tyre shëndetësore nga ky virus kanë bërë xhiron e botës.

Sipas, drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në Shqipëri nuk ka vend për panik, sepse situata epidemiologjike është brenda kontrollit.

“Situata epidemiologjike, përveç gripit sezonal apo Covid-19 me sa duket ka alertuar të gjithë strukturat kombëtare dhe ndërkombëtare, pas shfaqjes së virusit HMPV në Kinë. Është një sëmundje virale respitare dhe nuk është një virus i ri. Ai qarkullon në mbarë botën që prej vitit 2001. Ky rast u konfirmua në Holandë për herë të parë pas kalimit si një sëmundje zoonotike, ky virus u konfirmua në bronkolitet e fëmijëve të moshës pediatrike, e më pas mori emrin metapneumovirus human. Nuk është momenti për panik sepse e dimë që në dimër dhe pranverë ka një sezonalitet më të shprehur. Por, kur bëhen bashkë gripi, Covid-19 apo virusi respirator sinsicial, situata mund të rëndohet. Sigurisht që rëndon përballjen shëndetësore dhe kërkon trajtime jo vetëm spitalor, por edhe ambulator”, thotë Tomini në një intervistë për mediet.

Sipas shefes së ISHP-së, “HMPV-ja është një virus që ka qarkulluar dhe më herët në vendin tonë, por aktualisht nuk ka raste të dyshuara në vendin tonë. Vitin e kaluar janë konfirmuar disa raste dhe ato janë konfirmuar nga laboratori i virologjisë pranë ISHP-së”.

Sa i përket simptomave, për të dalluar virusin HMPV, nga një grip i zakonshëm apo Covid-19, Tomini thotë se, “nuk ka një vijë që i ndan këto, pasi duhet të theksojmë që virozat respiratore japin të njëjtat simptoma, temperaturë, kollë, tharje fyti, lotim nga sytë, rrjedhje nga hundët, ngjan me gripin apo Covid, por një diagnozë laboratorike është ajo që e ndan nëse kemi të bëjmë me një grip apo HMPV”.

“HMPV-ja jep komplikacione te moshat pediatrike, te fëmijët jep deri në bronkopneumoni apo te moshat e treta me sëmundje bashkëshoqëruese, gjendje më të rënduar. Nëse kalojnë 3-4 ditët e para të një viroze, format e lehta kalojnë, por nëse mbivendosen shenja të tjera, si vështirësia në frymëmarrje, pamundësia për të kryer inspirim, referimi te mjekët specialist është i nevojshëm”, thekson Tomini.

Këshillat, sipas mjekes Tomini, janë nga minimizimi i qëndrimit në ambiente të mbyllura te kujdesi për higjienën respiratore. “Për të minimizuar riskun një mundësi e mundshme është vaksinimi ndaj gripit. Të minimizojmë qëndrimet në ambiente të mbyllura, pavarësisht se është ftohtë apo ka ngrica. Kontaktet e shumta, moshat e treta, fëmijët e vegjël duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë simptoma të gripit. Çaji i ngrohtë, pirja e lëngjeve, ushqimet e lëngshme, higjiena respiratore, higjiena e duarve dhe kontakti me mjekun e familjes janë të nevojshme”, thekson ajo.

Etiketa: ISHPVirusi HMPV

Lajme të lidhura

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE
Aktualitet

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Para
Koreja e Veriut lëshon raketë hipersonike drejt Detit të Japonisë

Koreja e Veriut lëshon raketë hipersonike drejt Detit të Japonisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet
Sport

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të...

Lexo më shumë
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com