GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Propaganda vijon! Pak muaj para zgjedhjeve, qeveria ul me 1 lekë për kWh çmimin e energjisë për abonentët familjarë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Propaganda vijon! Pak muaj para zgjedhjeve, qeveria ul me 1 lekë për kWh çmimin e energjisë për abonentët familjarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE) ka ulur me një 1 lekë për kWh çmimin e energjisë elektrike për abonentët familjarë.

Sipas vendimit, çmimi i energjisë elektrike shkon në 10.2 lekë për kWh me TVSH për ata që konsumojnë më pak se 700 kWh në muaj, për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025. Vendimi është marrë me vendim unanim gjatë mbledhjes së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike gjatë ditës së sotme, ku u shqyrtua propozimi i qeverisë për uljen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë.

Aktualisht, çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kWh pa TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek, kështu që me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.

Kush konsumon më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do të vazhdojë të paguajë 9.5 lekë për çdo kWh që bashkë me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

Vendimmarrja e qeverisë vjen para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 11 Maj 2025 dhe është parë gjerësisht si një lëvizje e pandershme për të ndikuar te zgjedhësit.

Pas mbledhje së ERE-s, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat dhe propagandoi uljen e çmimit me 1 lekë për KWh si një “ULJE HISTORIKE E ÇMIMIT TË ENERGJISË”.

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat pas vendimit të ERE-s që miratoi vullnetin e qeverisë

“Falë transformimit epokal të sektorit, rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe menaxheriale të tij, si edhe vullnetit tonë për të ndarë me qytetarët çdo fryt të reformave e të rritjes ekonomike, çmimi i energjisë elektrike do të ulet për herë të parë në 35 vjetët e fundit, për të gjithë konsumatorët në fashën deri 700K”, u shpreh Rama në konferencën krah ministres së Energjisë Balluku.

Ngjashëm, qeveria veproi edhe me bonueset për pensionistët, teksa e premtoi këstin e radhës fill para zgjedhjeve të Majit. Vendimi u cilësua nga opozita si “karamele elektorale”, ashtu si edhe nisma e marrë në fundin e vitit 2024 nga mazhoranca për faljen e penaliteteve për ndërtimet pa leje.

Praktika të tilla janë nënvizuar edhe raportet ODIR pas zgjedhjeve si një praktikë jo e ndershme e qeverisë dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Lexo edhe:

Ulja minimale e çmimit të energjisë para zgjedhjeve, Bardhi: Rama vijon talljen me shqiptarët

Çmimi i energjisë, Berisha: Memorja e Edi Ramës është një mashtrim i plotë

Etiketa: Edi Ramaenergjia elektrikeEREKryesore1

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
Këto lekë po administrohen nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, i cili ka kohë që marrë duart e tij pjesën e kuanit të fondeve

Gonxhja i xhiron pa garë 10 miliardë lekë Xhavit Ismailit për të bojatisur Spitalin Ushtarak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş