GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kam 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë nga Opinion”/ Qori përplaset me Fevziun

22:44 - 09/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë nga Opinion”/ Qori përplaset me Fevziun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, është përfshirë në një debat me kreun e partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, pasi ky i fundit e akuzoi se ka mbi 1 vit që nuk ftohet në emision.

Fevziu dekalroi se “s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq” në lidhje me të ftuarit në emisionin e tij.

Ai renditi hierarkinë e shtetit shqiptar nga të cilët janë ftuar vetëm 1 herë në vit kryeministri dhe kreu i opozitës, po aq sa Qori.

Debati:

Arlind Qori: Edhe nga pikëpamja sociale dhe ideopolitike, jemi kërcënim për partinë në pushtet, për oligarkinë ekonomike dhe kjo është arsyeja pse nga njerëzit politikë në Shqipëri unë jam më pak i pranishmi në mediat e mëdha në televizionet e mëdha. Në televizionin po aq të madh sa tuajin unë kam po 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë. Kjo tregon në gjykimin tim frikën që ka qeveria, pushteti politik dhe oligarkia ekonomike nga Lëvizja Bashkë.

Blendi Fevziu: Ti bën një akuzë tani ndaj meje. Ta them këtu ta dish ti dhe çdo njeri në Shqipëri që s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq. S’ndodh. E para. E dyta.

Arlind Qori: Ky është gjykimi im.

Blendi Fevziu: Ky është mendimi yt, por do rrish këtu tani se po bën një akuzë. Tani po t’i marr një për një unë, kryeministri sa herë ka qenë vitin e fundit?

Arlind Qori: Ma thuaj ti, ku di unë?

Blendi Fevziu: 1 herë.

Arlind Qori: Ka dashur të vinte dhe nuk e ke ftuar?

Blendi Fevziu: E ftoj unë.

Arlind Qori: Unë pranoj çdo ftesë. Unë ngrihem nga gjumi në 3 të mëngjesit po më pyeti mua dhe vij në televizion më kupton? Top Channel ka bërë emisione për pensionet dhe nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Lëvizjes Bashkë. Ka bërë emisione, ne kemi bërë 7 protesta për pensionistët dhe nuk ka ftuar përfaqësues të Lëvizjes Bashkë dhe kjo është skandaloze.

Blendi Fevziu: A mund të mbaroj se nuk të jap llogari për Top Channel fare. Do rrimë një herë këtu. Sa herë ka qenë kryetari i opozitës vitin e fundit?

Arlind Qori: Ma thuaj.

Blendi Fevziu: Një herë, në datën 8 Dhjetor.

Arlind Qori: Edhe ata kanë dashur të vijnë?

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi, nuk duan ata se nuk varet dëshira e tyre fare. Sa herë ka qenë zv/kryeministrja e Shqipërisë? Asnjëherë.

Arlind Qori: Unë nuk e di kush është zv/kryeministrja e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Ti s’e di, por prit do rrimë këtu tani. Sa herë ka qenë ministri i Financave? Asnjëherë në tre vitet e fundit.

Arlind Qori: Po të pyesim publikun si e kanë emrin këta, asnjëri nuk e di!

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi si e kanë emrin. A po më thua për politikanë? Sa herë ka qenë nënkryetari apo Sekretari i Përgjithshëm i partisë? Asnjëherë në intervistë. Këtu te unë. Ata që janë. Pse ti thua unë jam ata nuk janë. Sa herë ka qenë kryetari i kuvendit në këtë studio në 8 vjetët e fundit? Asnjëherë. Sa herë ka qenë presidenti në këtë studio? Asnjëherë. Ti thua unë s’jam ftuar ndërkohë që unë po të them që gjithë kjo hierarki e këtij shteti, president, kryetare e kuvendit, kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë qenë dy herë, në qoftë se e merr listën dhe e sheh aq sa ke qenë ti kanë qenë edhe këta të dy.

Etiketa: arlind qorriBledi Fevziu

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Marrëveshja për emigrantët, “La Repubblica” shuplakë paktit Rama-Meloni: Shpenzime pa kufij!

Meloni: Jam dakord me Musk, Soros ndërhyn në politikën e vendeve të tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com